ShA ESM, EVN Maqedonia e Veriut ShA DHE ShA MEPSO shpallin konkurs për bursa për studentët e programeve studimore të elektroenergjetikës

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kushtet për të aplikuar për konkursin e bursave janë nga programet studimore të elektroenergjetikës:

  • Studentët të jenë të regjistruar rregullisht në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në semestrin e parë ose të tretë në vitin akademik 2019/2020 në një nga programet e mëposhtme të studimit: Eelktroenergjetikë, automatizimi dhe burimet e rinovueshme të energjisë (EABRE), Sistemet Elektroenergjetike (SEE) dhe Elektroenergjetika ,menaxhimi dhe drejtim (EMD).
  • Studenti që aplikon për një bursë nuk duhet të jetë përfitues i një burse ose kredie nga institucione ose kompani të tjera.
  • Mesatarja e studentit deri në datën e aplikimit të jetë 8.00 ose më e lartë se 8.00.
  • Studenti të jetë qytetar i RSMV-së.

Dokumentet e kërkuara të aplikimit:

  • Vërtetim si student i rregullt dhe certifikatë për notën mesatare (deri në datën e aplikimit).
  • Një deklaratë se ai nuk është përfitues i një burse ose kredie nga institucione ose kompani të tjera.
  • Kërkesa e plotësuar (MK), letra motivuese, kopja e diplomës për arsimin e mesëm të përfunduar, kopjet e diplomave për ndjekjen e kurseve, certifikata e punës dhe paga e garantuesit të solidaritetit.

Bursa është në vlerë prej 8,000.00 denarë në muaj dhe është e vlefshme për një vit akademik (10 muaj) me mundësi zgjatjeje ose përfundimi në varësi të përmbushjes së detyrimeve të përshkruara në Marrëveshjen e bursës.
Studenti është i obliguar të përfundojë vitin akademik në kohë dhe me një mesatare prej jo më pak se 8.00. Përndryshe, bursisti humb të drejtën e bursës.

Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati për dorëzimin e dokumenteve është deri: 16.11.2020


© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.