Nëpunës për harmonizim

Mr.Aleksandar Çebotarev
Nëpunës për harmonizim në
ShA MEPSO -Shkup

chebotarev[at]mepso.com.mk

tel. 072 805 223

Nëpunësi për harmonizim (Compliance Officer) është i emëruar nga organi për mbikëqyrje të Operatorit të sistemit elektrotransmetues, pas miratimit paraprak nga ana e  Komisionit Rregullator për  Energjetikë dhe i Shërbimeve të Ujit (link MK).

Procedura për emërimin dhe shkarkimin, mandatin, fushëveprimin , përgjegjësitë dhe autorizimet , të drejtat dhe detyrat në lidhje me arsimimin dhe trajnimin e punonjësve, ndalimin për  kryerje të veprimtarive tjera profesionale, qasjen e lirë në informatat zyrtare të nëpunësit për harmonizim të ShA MEPSO-Shkup përshkruhen sipas Rregullores së punës , kompetencat, të drejtat dhe detyrat e nëpunësit për harmonizim (link MK).

Nëpunësi për harmonizioim përcjell zbatimin e Programit, në bazë të:

  • pavarësisë , transparencës, objektivitetit dhe paanshmërisë në funksionimin e ShA  MEPSO - Shkup,
  • parandalimin e diskriminimit të përdoruesve të sistemit elektrotransmetues për çfarëdo arsye,
  • konfidencialiteti i të dhënave zyrtare të përdoruesve të sistemit elektroenergjetik,
  • koordinimi dhe bashkëpunimi i ShA MEPSO - Shkup me operatorë të tjerë të sistemeve elektroenergjetike, shkëmbimi i të dhënave me operatorët e sistemeve të tjera elektroenergjetike dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare,
  • edukimin dhe informimin e  Këshillit Drejtues të ShA MEPSO - Shkup dhe Këshillit  Mbikëqyrës të ShA MEPSO - Shkup dhe punonjësve të ShA MEPSO - Shkup duke vepruar në  përputhje  me parimet e pavarësisë, transparencës dhe paanshëm.

Nëpunësi për harmonizim është i detyruar të dorëzojë raporte vjetore për realizimin e Programit për harmonizim dhe masat e marra për zbatimin e tij, si dhe shkeljet e rëndësishme gjatë zbatimit të po të njëjtit  deri te Këshilli Mbikëqyrës i ShA MEPSO - Shkup dhe Komisioni Rregullator për  Energjetikë .

  • Raporti vjetor për zbatimin e Programit për harmonizim të ShA MEPSO për vitin 2019 (link MK).

Vendimi për aprovimin e Raportit Vjetor nga ana e KRrESHU (Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit) (link MK).


© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.