• Mr.Shukleva iu drejtua të pranishmëve gjatë hapjes së Konferencës së 46-të Evropiane të Inxhinierëve të Rinj
  • Mr.Shukleva iu drejtua të pranishmëve gjatë hapjes së Konferencës së 46-të Evropiane të Inxhinierëve të Rinj

Mr.Shukleva iu drejtua të pranishmëve gjatë hapjes së Konferencës së 46-të Evropiane të Inxhinierëve të Rinj ""Bridging Engineering Perspectives"

Vleresimi aktual: 2 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Mr.Eva Shukleva,Drejtoresha Gjenerale e ShA.MEPSO , me ftesë të Klubit të Inxhinierëve të Rinj iu drejtua të pranishmëve gjatë hapjes së Konferencës së 46-të Evropiane të Inxhinierëve të Rinj me titull Bridging Engineering Perspectives. Në vijim një pjesë e shkëputur nga fjalimi i Mr.Eva Shuklevës:

- Suksesi varet nga përpjekjet e njeriut. Nga sllallomët që duhet të bëhen në jetën e përditshme, midis punës dhe përgjegjësive familjare. Por për të arritur qëllimin që ju si inxhinierë të rinj duhet të keni përpara, për të arritur vizionin që i keni vendosur vetes, nuk do të keni nevojë vetëm për njohuri, armatosuni me shumë durim dhe këmbëngulje, përgatituni të hiqni dorë nga shumë komoditete, por edhe duhet të mësoni . Sepse njohuritë dhe mësimet teorike nuk përfundojnë me studime diplomimi ose pasuniversitare.

Gjatë gjithë karrierës sime, unë ende mësoj. Çdo pozicion i ri nënkupton një ekip të ri, detyra të reja, projekte që nuk mund të vonohen, menaxhim i resurseve njerëzore, gjithçka që përfundimisht do të sjellë sukses profesional.

Sipas trendeve në vend dhe jashtë vendit për momentin, profesionistët e TI-së paguhen më mirë . Por sipas gjykimit tim të lirë, sipas nevojave të inxhinierëve në MEPSO, ESM dhe EVN, në kompanitë e projektimit dhe ndërtimit, ju si inxhinierë të rinj keni një të ardhme perspektive , dhe MEPSO di si të "vjedhë" inxhinierët më të mirë, veçanërisht ata që zgjodhën energjetikën.

Që nga bankat e studentëve, disa nga studentët në fakultetet teknike në vend ishin, dhe studentë të tjerë janë akoma bursistë tanë. Shumë prej tyre tashmë po ndërtojnë karrierë në një nga kompanitë e energjetike dhe të tjerët ndajnë njohuritë e marra në universitetet tona dhe përvojën e punës në MEPSO, EVN ose ESM me kolegët e tyre në botë.

Nuk ka inxhinierë të mirë apo të keq. Por njohuritë teorike që do të fitoni këtu, do të mbeten të zbrazëta dhe të papërdorura, nëse nuk mbështeten nga zbatimi praktik dhe përvoja.

Kjo është arsyeja pse ne si një ekip menaxhues në ShA MEPSO vëmë theksin në mësimin e vazhdueshëm, trajnimin dhe punën praktike. 

Investimi në pajisje nuk mjafton që një kompani të operojë me sukses. Kjo është arsyeja pse ne i kushtojmë vëmendje të veçantë investimit në resurset njerëzore.ShA MEPSO monitoron nga afër zhvillimin profesional të stafit të saj inxhinierik. Kështu, ne i kushtojmë vëmendje talenteve specifike në fusha të caktuara dhe u japim një shans për të rritur talentin profesional. Jemi fleksibël për sa i përket kërkesave, potencialit dhe talentit në një fushë të veçantë, e cila i dëgjon vetë inxhinierët dhe u jep atyre mundësinë që të konfirmohen në fushën e tyre të interesit. Në periudhën e kaluar,janë punësuar më shumë inxhinierë të rinj nga disa profile. Kjo është një trend që ne duhet të vëzhgojmë dhe shohim tek ju profesionistët e ardhshëm që do të kontribuojnë në zhvillimin e energjetikës .

Të dashur,

Kisha nderin të flisja para jush!


Sinqerisht ju uroj suksese në mësim, shëndet të mbarë dhe lumturi në të gjitha sferat e jetës suaj.
Bëhuni të shquar në profesion dhe lini që veprat të flasin për ju.

 


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.