Programi për harmonizim

Ligji për Energjetikë ("Gazeta Zyrtare e RMV-së" Nr. 96/18) në Nenin 73 detyron Operatorin e sistemit elektrotransmetues , pavarësisht nga formati  organizativ, të miratojë  Program Harmonizimi me anë të cilit përcaktohen masat që duhet të kontribuojnë në parandalimin e diskriminimit ndaj përdoruesëve të  sistemit elektrotransmetues , për të përcaktuar detyrimet e punonjësve në zbatimin e Programit dhe për të përcaktuar mënyrën e monitorimit të zbatimit të të njëjtit.

Ky Program harmonizimi përcakton masat që përjashtojnë mundësinë e Operatorit të sistemit elektrotransmetues  të Maqedonisë së Veriut, Shoqëri Aksionare për transmetimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemit elektroenergjetik , në pronësi shtetërore , MEPSO-Shkup për sjellje diskriminuese ndaj përdoruesve të sistemit elektroenergjetik   mbi çfarëdo baze, përcaktohen detyrat e punonjësve në realizimin e Programit si dhe përcaktohet mënyra për monitorimin e harmonizimit të funksionimit  të ShA MEPSO - Shkup  në bazë të  obligimeve për ndarjen e pronësisë dhe detyrimevе  tjera të përcaktuara me Ligjin për Energjеtikë si dhe me anë të këtij Programi.

Qëllimi i këtij Programi është të sigurojë trajtim transparent dhe objektiv të ShA MEPSO - Shkup ndaj përdoruesve të sistemit elektroenergjetik.

Versionin maqedonisht të Programit për Harmonizim mund ta shkarkoni këtu.

Versioni anglisht i Programit  është në dispozicion në linkun në vijim.

 

Zbatimi i këtij Programi monitorohet nga Nëpunësi për harmonizim në përputhje me Ligjin për Energjetikë dhe Statutin e ShA MEPSO - Shkup.

"Nëse doni të raportoni një shkelje të dispozitave të Programit për Harmonizim, ose ndonjë parregullsi gjatë aktivitetit të punonjësve të ShA MEPSO me përpjekje për sjellje korruptive, përdorni FORMULARIN në vijim"


© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.