Misioni i ShA MEPSO është sigurimi i transmetimit të rregullt të energjisë elektrike nga kapacitetet prodhuese vendore ose nga importi deri tek të gjithë klientët. ShA MEPSO vazhdimisht kryen optimizimin e kapaciteteve dhe burimeve, duke siguruar kështu interes të lartë publik.

Misioni dhe Vizioni

MISIONI

Misioni jonë është realizim i plotë, në kohë dhe i përhershëm i interesit publik – transmetim i energjisë elektrike dhe menaxhim me një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm elektroenergjetik.

Misioni i ShA MEPSO është që të sigurojë transmetim të rregullt të energjisë elektrike nga kapacitetet e prodhimeve  vendore ose nga importi deri tek të gjithë konsumatorët e ShA MEPSO. Me ç’rast duhet të sigurohet, funksionim i besueshëm dhe i qëndrueshëm i sistemit nacional elektrotransmetues.

ShA MEPSO është vazhdimisht dhe plotësisht i përkushtuar ndaj misionit në fushënveprimin e tij  për të përmirësuar kushtet e punës me ç’rast jep kontribut të pakursyeshëm në rritjen e ekonomisë nacionale maqedonase. Njëkohësisht, zvogëlon të gjitha rreziqet potenciale dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit në vend.

 

VIZIONI

ShA MEPSO vazhdimisht kryen optimizimin e kapaciteteve dhe burimeve të saj duke siguruar kështu interesin më të lartë publik, transmetimin e qëndrueshëm dhe në kohë të energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë dhe njëkohësisht duke siguruar menaxhimin e një sistemi të besueshëm dhe të qëndrueshëm elektroenergjetik. Me qëllim të sigurimit të rrjedhjes optimale të energjisë dhe funskionimit të besueshëm të sistemit energjetik ShA MEPSO planifikon strategji dhe realizon investime ne rrjetin e vet elektroenergjetik i cili vazhdimisht rrit dhe përmirëson besueshmërinë dhe funksionimin e sistemit elektroenergjetik.

Synimi i vlerave:

  • Transparencë të kompanisë;
  • Shërbim publik dhe cilësor për të gjithë përdoruesit dhe qytetarët në përgjithësi
  • Optimizim i të gjitha burimeve
  • Klientë të kënaqur
  • Mbrojtje të mjedisit

Krijimi i imazhit të një kompanie përgjegjëse shoqërore që ndjek interesin publik: transmetim te energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.