Sh.A MEPSO nga Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë dy licenca

Rreth nesh

MEPSO (Operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së  Maqedonisë së Veriut ) është kompani plotësisht në pronësi të shtetit, e themeluar  në vitin 2005 me transformimin në ndërmarrje elektroenergjetike të Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti parësor  i MEPSO-s është transmetimi i pandërprerë i energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë,, menaxhimi i sistemit elektroenergjetik si dhe furnizimi i rregullt dhe përcjellja në kohë e energjisë  elektrike deri te   klientët e saj: shfrytëzues të drejtpërdrejtë (Buçim, OKTA, Makstil, Arçelor Mital, Usje Jugohrom-Feroalojs, Legurat e Shkupit, Feni Industri, Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut), si dhe deri te rrjeti shpërndarës i EVN-së Maqedoni dhe ELEM Energjetikë.

Dy funksionet kryesore të MEPSO-s janë: transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit elektroenergjetik. MEPSO është përgjegjës për transmetimin e rregullt të energjisë elektrike nga kufiri maqedonas deri në rrjetin shpërndarës të EVN Maqedoni ose deri te konsumatorët e drejtpërdrejtë. MEPSO organizon dhe shpërndan energjinë elektrike dhe njëkohësisht  kujdeset për balancimin e sistemit elektroenergjetik. Në kuadër të MEPSO-s ekziston njësia - Operator i tregut të energjisë elektrike, i licencuar për të organizuar, regjistruar dhe kontrolluar tregëtinë me energji elektrike në vend.

Për aktivitetin e saj MEPSO paguan tarifë për transmetimin e energjisë elektrike të cilën e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë në bazë të shpenzimeve të MEPSO-s. Kompania jonë operon në një treg të rregulluar dhe kryen shërbim publik për qytetarët dhe për ekonominë maqedonase. MEPSO menaxhon rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë dhe nënstacionet me nivel tensioni 400 kV dhe 110 kV. MEPSO operon me: linjat elektrike me një gjatësi totale që tejkalon 2.200 kilometra të cilat janë të ndërlidhura me mbi 50 trafostacione në të cilat operojnë transformator me kapacitet të instaluar prej 6,417 megavolt-Amper (MVA). MEPSO punëson më shumë se 400 persona.

Struktura organizative e MEPSO-s është e ndarë ne drejtori, dy njësi dhe tre sektore.

Njësia OST – Operatori i Sistemit të Transmetimit ka për detyrë te menaxhojë sistemin dhe të sigurojë marrëdhënie harmonie ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve të energjisë elektrike (prodhim vendor dhe import).

Njësia ORrT - Operatori i Rrjetit të Transmetimit ka për detyrë të kujdeset që linjat e transmetimit, trafostacionet, transformatorët dhe impiantet e tjera të jenë në gjendje të rregullt me qëllim që të mundësojnë furnizim të rregullt dhe në kohë të energjisë elektrike.

Për mbështetje logjistike të tre njësive në strukturën e MEPSO-s operojnë gjithashtu Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, Sektori i Çështjeve Juridike dhe të Përgjithshme dhe Sektori i çështjeve financiare.


© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.