Оператор на електропреносен систем

Operatori i sistemit elektrotransmetues

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Operatori i sistemit elektrotransmetues në strukturën e MEPSO-s është sistemuar si njësi, funksioni dhe detyrimi kryesor i të cilit është menaxhimi operacional i sistemit nacional të sistemit elektrotransmetues.

Këtë funksion OST-ja e kryen nëpërmjet Departamentit të menaxhimit dhe duke përdorur aparatet dhe pajisjet për menaxhim operacional. Departamenti i informatikës teknike kujdeset për logjistikën, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e menaxhimit të sistemit elektroenergjetik.

Departamenti i menaxhimit të SEE

Shërbimi i menaxhimit operacional

SHËRBIMI PËR MENAXHIMIN OPERACIONAL kryen këto aktivitete:

  • Mbledhja dhe arkivimi i të dhënave të nevojshme për planifikimin dhe analizën e punës së Sistemit elektrotransmetues (SET), përgatitjen e raporteve për punën e SET;
  • Rregullimi i frekuencës dhe shkëmbimi i energjisë (përdorimi i rregullimit dytësor, angazhimi i rregullimit terciar, aktivizimi i fuqisë rezervë në rast të avarive ose devijimeve të mëdha në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve) dhe rregullimi i tensionit;
  • Monitorimi i funksionimit të SET (frekuenca, gabimi i zonës rregulluese, tensioni, rrymat e energjisë aktive dhe reaktive);
  • Organizimi i aktiviteteve të remontit dhe aktiviteteve për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetit (miratimi i aktiviteteve të ndërhyrjes, hapja dhe mbyllja e lejeve të punës, manipulimet për ndryshimin e gjendjes së përshtatjes së elementeve të rrjetit të transmetimit;
  • Vënia në punë e objekteve energjetike të sapondërtuara ose të rikonstruktuara të lidhura drejtpërdrejt me rrjetin e transmetimit të operuar nga MEPSO;
  • Veprimtaritë operacionale: ndryshime në Planet ditore të punës së SET, ndryshimi i planit të angazhimit të njësive prodhuese, ridispeçimi, analiza e besueshmërisë së punës së SEE sipas kriterit "N-1";
  • Merr masa, në rast ndërprerjeje, për rivendosjen e kushteve normale të punës së SEE;
  • Përcakton prioritetet gjatë kryerjes së aktiviteteve në rrjetin e transmisionit;
  • Analiza e besueshmërisë së sistemit të transmetimit për planin e propozuar për angazhimin e objekteve prodhuese;
Shërbimi i planifikimit operativ
Shërbim për organizimin dhe menaxhimin e tregut të bilancit të EE

Departamenti i Informatikës Teknike

Shërbimi SCADA / EMS

Shërbimi SCADA/EMS është përgjegjës për funksionimin e sistemit teknik për kontroll dhe menaxhim të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fusha e aktiviteteve përfshin marrjen, përpunimin dhe prezantimin e të dhënave të nevojshme për menaxhim në kohë reale dhe të zgjeruar. Në domenin e këtij shërbimi është edhe sigurimi i funksionimit të gjithë sistemit teknik për menaxhimin e objekteve elektroenergjetike dhe rrjetit elektrotransmetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi AMR/MDM dhe matja e energjisë elektrike
Shërbimi i sistemeve të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të OEE
Shërbimi për sistemet teleinformatike

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.