ShA MEPSO paralajmëron të gjithë bujqit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve bujqësore shtesë pranë largpërçuesve.
- Shmangni kalimin me kombajnë ose me makineri të tjera bujqësore nën përçuesit!
- Mos instaloni sisteme të ujitjes me tubacione nën traset e largpërçuesve!
- Mos i tërhiqni në lartësi tubat metalike nga sistemet e ujitjes, sepse metali është përçues. Ekspozoheni në rrezik të madh!
- Mos vendosni spërkatëse për ujitje nën përçuesit dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve!
- Në asnjë mënyrë mos digjni kallamishte në afërsi të largpërçuesve!
Apelojmë edhe te peshkatarët që të kenë kujdes të veçantë gjatë manipulimit me shufrat e peshkimit në afërsi të largpërçuesve. Shmangni çdo kontakt fizik me përcjellësit e largpërçuesve!
Mos e rrezikoni jetën tuaj dhe të atyre që janë pranë jush!
Mos e rrezikoni besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik!