• ShA  MEPSO në hapjen e bursës shqiptare të energjisë elektrike - ALPEX
  • ShA  MEPSO në hapjen e bursës shqiptare të energjisë elektrike - ALPEX
  • ShA  MEPSO në hapjen e bursës shqiptare të energjisë elektrike - ALPEX
  • ShA  MEPSO në hapjen e bursës shqiptare të energjisë elektrike - ALPEX

ShA MEPSO në hapjen e bursës shqiptare të energjisë elektrike - ALPEX

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, z. Syrija Rashidi, së bashku me z. Simon Shutinovski, menaxher i Operatorit nacional të tregut të energjisë elektrike - MEMO, kompani bijë e ShA  MEPSO, morën pjesë sot në hapjen e Bursës shqiptare të energjisë elektrike ALPEX.

Në kuadër të promovimit të bursës së re në Tiranë, drejtori Rashidi zhvilloi një sërë takimesh, duke përfshirë me kolegët e tij, Skerdi Drenova nga Operatori i sistemit elektrotransmetues  shqiptar (OST) dhe me Evetar Zeqirin nga KOSTT, më pas me drejtorin e Korporatës Energjetike të Shqipërisë, Ergys Verdho, atë të Kosovës, Nagip Krasniqi, si dhe me drejtorin e Komisionit Rregullator të Energjetikës të  Shqipërisë, Petrit Ameti.

Drejtori Rashidi me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Kosova, u dakorduan që të realizohen takime të mëtutjshme, me qëllim promovimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë operatorëve të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në rajon dhe tregjeve të energjisë elektrike në kuadër të rregulloreve ndërkombëtare.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.