INFORMACION PËR PUBLIKUN

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

ShA  MEPSO reagon  ashpër në lidhje me mënyrën e prezantimit të informacionit në media pas raportit të publikuar të Entit shtetëror të  revizionit , i cili në raste të caktuara është vendosur në një kontekst të papërshtatshëm, ShA MEPSO  jep këtë informacion për publikun.

Në interes të informimit objektiv dhe të plotë të publikut në vend të informacionit të përgjysmuar  dhe në një pjesë të mediave, komenteve të shtuara joprofesionale dhe të kota, të cilat i japin një ton tjetër punës së kompanisë, paraqesim këto fakte:

- Anëtarët e Këshillit  Drejtues të ShA MEPSO janë  persona me mandat 4 (katër) vjeçar, dhe si persona të zgjedhur të cilët kanë statusin e menaxherit, në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare të RMV-së, kanë  lidhur Marrëveshje menaxheriale  me të cilën rregullohen  të drejtat e tyre, detyrimet dhe përgjegjësitë, deri në kohëzgjatjen e mandatit të tyre. Një nga të drejtat që kanë anëtarët e Këshillit Drejtues të Shoqërisë është edhe e drejta e pagesës në masën 12 paga mujore, të cilën e ushtrojnë vetëm nëse u ndërpritet mandati, para skadimit të tij, d.m.th. nëse mandati i tyre u ndërpritet  para përfundimit të periudhës 4 (katër) vjeçare për të cilën janë zgjedhur. Në fakt, të gjithë personat e zgjedhur (menaxherët) në kompanitë e tjera shtetërore kanë pasur Marrëveshje të tilla menaxheriale, d.m.th. Shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore. Ndaj, deklaratat që shpërndahen në opinion se anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilëve u është ndërprerë kontrata e menaxhimit para përfundimit të mandatit, kanë marrë pagesa të largimit vetëm për një ose disa muaj gjatë drejtimit të   Shoqërisë (siç pretendojnë disa nga mediat) nuk janë të sakta. E vërteta është se sipas Marrëveshjeve menaxheriale  anëtarët e Këshillit Drejtues të cilëve u është ndërprerë marrëveshja e menaxhimit para përfundimit të mandatit, mund të fitojnë të drejtën e pagesës së largimit vetëm nëse kanë përfunduar së paku 6 (gjashtë) muaj mandat si menaxher në ShA MEPSO. Gjithashtu nuk është e vërtetë se anëtarët e Këshillit  Mbikëqyrës të ShA  MEPSO kanë marrë pagesa të shkëputjes, sepse ata nuk kanë Marrëveshje menaxheriale dhe të drejta të tilla nuk u takojnë.

Lidhur me faktin se anëtarët e Këshillit  Drejtues paditën kompaninë dhe morën dëmshpërblim, sqarojmë si në vijim:

- Dy ish anëtarë të Këshillit  Drejtues të ShA MEPSO, të cilëve u është ndërprerë mandati para skadimit të tij, kanë parashtruar padi për pagesën e pagesave të shkëputjes në pajtim me Marrëveshjet e lidhura për menaxhim në Gjykatën Themelore Civile Shkup. Vetëm njërit prej tyre me aktgjykim të formës së prerë i është ndarë pagesa e shkëputjes në shumën prej 12 muajsh, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e ish-anëtarit tjetër  të Këshillit  Drejtues dhe ai vendim është i formës së prerë.

Për sa i përket faktit   se gjatë vitit 2021 dhe 2022 ka një procedim ligjor nga ish-drejtori gjeneral, theksojmë sa vijon:

- Ky është informacion është i pa verifikuar sepse emri dhe mbiemri i një ish-anëtari të Këshillit Drejtues i cili ka paditur MEPSO-n  për shkëputje të pagesës  dhe gjykata ka refuzuar kërkesën e tij,  është i njëjtë me emrin dhe mbiemrin prej anëtarëve të mëvonshëm të Këshillit Drejtues të  MEPSO-s i cili ka mbajtur pozitën e kryesuesit të Këshillit Drejtues dhe drejtorit gjeneral të  MEPSO-s, i cili nuk ka paditur ShA  MEPSO-n.

Sa i përket pjesës që i referohet TEC Negotinë, ShA MEPSO sqaron se në përputhje me detyrimin ligjor për sigurimin e rezervës së ftohtë, kompania është ngarkuar nga ligjvënësi mbi këtë bazë për të kryer pagesat në TEC Negotinë, si një detyrim ligjor që ligjvënësi i  kishte dhënë më parë ShA  ELEM (tani ShA  ESM).

Të pavërteta janë edhe pretendimet se Këshilli  Drejtues i ShA  MEPSO-s i ka shlyer, gjegjësisht falë rreth 14 milionë euro borxh debitorëve të saj, të gjitha këto janë mbështetur në media me një prerje, gjegjësisht një pjesë të Vendimit të Këshillit Drejtues  të ShA MEPSO, ku shprehet qartë se kryen “rezervim” i mjeteve dhe jo fshirje apo falje të së njëjtës, që janë terma krejtësisht të ndryshëm që duhen dalluar.

Theksojmë se shkrime të tilla në një pjesë të mediave hedhin njollë në funksionimin e suksesshëm të Shoqërisë, për këtë arsye besojmë se në interes të informimit sa më objektiv të publikut, duhet domosdoshmërish një bashkëpunim më i madh mes dy palëve.

Me respekt,

 ShA  MEPSO


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.