• Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole
  • Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole

Filloi ndërtimi i largpërçuesit 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Me vendosjen e gurthemelit në afërsi të fshatit Mamutçevë, sot është shënuar fillimi i punimeve të ndërtimit të largpërçuesit 110 kV që lidh trafostacionet në Veles dhe Ovçe Pole. Bëhet fjalë për një projekt kapital infrastrukturor për ndërtimin e një largpërçuesi në trasën ekzistuese të largpërçuesit I cili daton që nga viti 1960.
“Në kushtet e krizës energjetike, e cila shkakton probleme të mëdha në çdo sferë të jetës shoqërore, ShA MEPSO vazhdon të punojë me përkushtim dhe të realizojë investimet e planifikuara në infrastrukturën energjetike dhe të përgatisë dhe përmirësojë teknikisht rrjetin e transmetimit për të mundësuar transmetim të sigurt të energjisë elektrike. Kjo është një infrastrukturë e nevojshme që do të sigurojë jo vetëm siguri dhe besueshmëri në furnizimin me energji elektrike për banorët dhe ekonominë e rajonit të , por gjithashtu do të ofrojë një mundësi për lidhjen e përdoruesve të rinj në rrjetin e transmetimit dhe integrimin e burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë”, deklaroi drejtori general I ShA MEPSO z.Orhan Murtezani.
Në rajonin e Velesit dhe Svetinikolës pritet të ndërtohen një numër i konsiderueshëm i termocentraleve diellore dhe centraleve me erë. Në ndërtim e sipër është termocentrali fotovoltaik 25 MW në afërsi t[ë fshatit Amzabegovo me kyçje në TS Ovçe Pole, si dhe është paralajmëruar ndërtimi i termocentralit fotovoltaik 80 MW afër fshatit Erxheli.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për rëndësinë e rrjetit të modernizuar të transmetimit në drejtim të trendit në rritje për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE.
“Gjithashtu, dhe jo më pak e rëndësishme është që ne si vend jemi të fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë që u intensifikuan në periudhën e fundit me krizën energjetike dhe për transmetimin e asaj energjie elektrike ne kemi nevojë për një sistem stabil dhe këtë ne e sigurojmë me po këtë largpërçues” , theksoi Kovaçevski.
Largpërçuesi TS Veles - TS Ovçe Pole është i gjatë 20.94 km dhe është I instaluar në 83 shtylla. Prej tyre do të ndërrohen tërësisht 56 shtylla prej betoni dhe tre rrjeta çeliku, si dhe do të ndërrohen plotësisht pajisjet e vjetra (përçues, litar mbrojtës, izolatorë etj.). Investimi kap vlerën prej 2.3 milionë eurove, një pjesë e të cilave janë mjete vetanake të ShA MEPSO, ndërsa një pjesë kredi nga BERZH. Kontraktor i punimeve është Konsorciumi Dalekuvod Zagreb-ELNOS Banja Luka, ndërsa mbikëqyrjen e ndërtimit do ta bëjë Stolb Bitola.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.