• Aktivitete intensive në TS  Manastir 2 për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive
  • Aktivitete intensive në TS  Manastir 2 për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive
  • Aktivitete intensive në TS  Manastir 2 për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive
  • Aktivitete intensive në TS  Manastir 2 për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive

Aktivitete intensive në TS Manastir 2 për të reduktuar rreziqet e ndërprerjeve apo avarive

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Për të përfituar nga moti i mirë, këto ditë në TS Manastir 2 po kryhen aktivitete të intensifikuara të remontit konform marrëveshjes për revitalizimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këtë trafostacion. Ky projekt përfshin ndërrimin e 67 ndarësve  të 400 kV dhe 110 kV të nivelit  së tensionit,  ndërrimin e 114 izolatorëve mbështetës dhe instalimin e 75 transformatorëve matës  të  nivelit të tensionit 110 kV   dhe aktualisht po punohet në rikonstruksionin e fushës 400 kV të transformatorit energjetik numër 2.

Natyrisht, nuk është e lehtë në kushtet e çdo lloj krize të vazhdosh me investimet e planifikuara, por me këmbënguljen, përkushtimin dhe punën e palodhur të ShA  MEPSO dhe kontraktorit të projektit Dalekuvod nga Zagrebi, aktivitetet e 400 kV fusha të TS Manastir 2drejt  TS Meliti Greqi, nga TS Manastir 2- TS Shkup 4, nga TS Manastir 2- TS Dubrovë, nga TS Manastir 2- TEC Manastir (Blloku 3) dhe fusha e  transformatorit  TR.1 TS Manastir 2-400 /110 kV.

Me këtë proces të modernizimit dhe rikonstruksionit të  trafostacionit  400/110 kV Manastir 2, në afat të gjatë jo vetëm që rrisim besueshmërinë dhesigurinë  në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, por pajisjet e reja duhet të minimizojnë edhe rreziqet e ndërprerjeve apo defekteve. Në kushtet e krizës energjetike është posaçërisht e rëndësishme që me pajisjet e reja të tensionit të lartë të reduktohen ndjeshëm shpenzimet e ShA  MEPSO për mirëmbajtjen e këtij  stacioni të transformatorëve.

Projekti për rehabilitimin e TS Manastir 2 kap vlerën prej 3.18 milionë euro, prej të cilave 2.2 milionë janë mjetepersonale  të MEPSO-s dhe pjesa tjetër kredi nga BERZH.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.