• Kumtesë publike
  • Kumtesë publike
  • Kumtesë publike
  • Kumtesë publike
  • Kumtesë publike
  • Kumtesë publike

Kumtesë publike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO Orhan Murtezani së bashku me një pjesë të ekipit të projektit sot inspektuan punimet e ndërtimit të projektit për ndërtimin e  largpërçuesit 400 kV që lidh energjikisht  Maqedoninë me Shqipërinë fqinje.

Vizita e punës u zhvillua në Pellagoni, në pjesën e trasën e largpërçuesit nga TS Manastir 2 drejt  Resnjës, në lokacionet e shtyllave ku kontraktori  Energoinvest nga Sarajeva dhe kompania vendase Mobinstal si nënkontraktor janë duke punuar në vendosjen e themeleve të shtyllave të largpërçuesit.

Edhe pse aktivitetet e parapara nuk po zhvillohen me dinamikën e pritshme të punës, kryesisht për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë dhe pandemisë COVID 19  gjë që çoi në një rritje të madhe të çmimeve të materialeve dhe shërbimeve dhe probleme në realizimin e projekteve, megjithatë , furnizimi i pajisjeve për këtë projekt, e veçanërisht për stacionin e transformatorëve 400/110 kV Ohër, po zhvillohet me ritme të pandërprera.

Duke vënë në fokus  ndërtimin e kësaj ndërlidhjeje si një projekt strategjik nga korridori energjetik lindje-perëndim, ShA MEPSO konfirmon përkushtimin e plotë për ndërtimin e një sistemi stabil të sistemit elektroenergjetik në vend.

Investimi, për të cilin janë siguruar 17.2 milionë euro nga BERZH dhe WBIF, konsiderohet një hap përpara drejt tranzicionit energjetik dhe drejt sigurisë energjetike të vendit dhe rajonit.

Planifikimi strategjik dhe menaxhimi i investimeve në rrjetin transmetues elektroenergjetik, që përfshijnë modernizimin e impianteve, ndërtimin e largpërçuesëve të rinj dhe i trafostacioneve, do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së dimrit me qëllimin e vetëm për të siguruar një furnizim të besueshëm me energji elektrike, sepse energjia është shtyllë për zhvillimin e ekonomisë dhe projektet e këtij lloji do të thonë ndihmë e madhe për ekonominë, për investime, për zhvillim më të madh e më të shpejtë dhe për paga më të larta.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.