KONKURS për dhënien e 6 (gjashtë) bursave për studentë të Universiteti Nënë Tereza - Fakulteti i Shkencave Teknike – Shkup

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Operatori i sistemit elektrotransmetues i  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria Aksionare për transmetimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, në pronësi shtetërore Shkup, (shkurtuar: ShA MEPSO), me seli në rr. "Maksim Gorki" nr.4, 1000 Shkup duke vepruar sipas Vendimit të Këshillit Drejtues të Shoqërisë, Këshilli Drejtues  nr. 02-4964/8-3, prej  datës 15.09.2022--------- shpall:

 

 

KONKURS

për dhënien e 6 (gjashtë) bursave për studentë të

Universiteti Nënë Tereza - Fakulteti i Shkencave Teknike – Shkup

 

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm studentët e rregullt të Universitetit Nënë Tereza - Fakulteti i Shkencave Teknike – Shkup, të cilët   kanë regjistruar për herë të parë  vitin e II-të dhe III-të të studimeve në vitin akademik 2022/2023, në ndonjë nga drejtimet vijuese:

- Sistemet elektroenergjetike,

- Menaxhimi industrial,

- Mekatronikë,

- Inxhinieri mekanike dhe menaxhim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- studenti duhet të jetë student i rregullt  i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në vitin e II-të ose në vitin e III-të studimor në vitin akademik 2022/2023,

- nota mesatare e studentit deri në datën e aplikimit nuk duhet të jetë më e ulët se 8.0 (tetë),

- studenti të mos jetë  përfitues i bursës ose kredisë nga ndonjë  ent, institucion ose kompani  tjetër;

- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Përzgjedhja dhe selektimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i ndarjes së bursave i përbërë nga 3 (tre) anëtarë, përkatësisht: 2 (dy) anëtarë nga radhët e punëtorëve të ShA  MEPSO Shkup dhe 1 (një) anëtar nga Universiteti Nënë Tereza - Fakulteti i Shkencave  Teknike – Shkup.

Përzgjedhja e kandidatëve të interesuar për realizimin e së  drejtës për bursë do të bëhet në bazë të suksesit mesatar të arritur të studentit deri në datën e aplikimit, pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultatet e intervistës së zhvilluar, do të kryhet nga Komisioni i  ndarjes së bursave sipas metodës në vijim:

- pikët maksimale të fituara nga suksesi mesatar i arritur  deri në datën e aplikimit, maksimumi 70 pikë;

- rezultatet nga intervista e zhvilluar, maksimumi 30 pikë.

 

Shuma e përgjithshme e bursës vjetore është 80.000,00 denarë, dhe përbëhet nga dy pagesa gjashtëmujore nga 40.000 (dyzet mijë) denarë secila. Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshja e ndarjes së bursave.

 

Secili kandidat plotëson dhe firmos kërkesën me dorëshkrimin e vet, e cila  duhet të përmbajë të dhënat e tij të përgjithshme: emrin, mbiemrin, adresën e banimit dhe numrin e telefonit.

 

Së bashku me kërkesën për të vërtetuar se plotëson kushtet e shpalljes, çdo kandidat duhet të dorëzojë edhe:

 

- Kopje të  dokumentit  për identifikim personal,

- Letër motivuese CV,

- Vërtetim për provimet e dhëna nga  të cilat do të përcaktohet mesatarja 8,00 e më lartë, lëshuar nga Universiteti Nënë Tereza - Fakulteti i Shkencave Teknike - Shkup.

- Vërtetim i lëshuar nga Universiteti Nënë Tereza – Shkup, se kandidati është i regjistruar në vitin e II-të ose të III-të të studimeve në Fakultetin e Shkencave Teknike, në vitin akademik 2022/2023.

- Deklaratë e nënshkruar me dorëshkrim e vet, se  heq dorë nga  bursë tjetër nëse merr bursë nga ShA MEPSO.

Shpallja është e hapur 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e publikimit.

 

Kandidatët dokumentacionin e lartpërmendur mund ta dorëzojnë në arkivin e ShA MEPSO ose ta dërgojnë me postë rekomanduese në adresën:

ShA  MEPSO Shkup

Rruga "Maxim Gorki", nr.4,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.