Murtezani - Mbështetja për ekonominë në fushën e energjisë elektrike do të shkojë sipas mundësive ligjore

Murtezani - Mbështetja për ekonominë në fushën e energjisë elektrike do të shkojë sipas mundësive ligjore

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Veprimet e Qeverisë, të cilat rrjedhin nga Dekreti për situatën krize në sektorin e energjisë, nuk duhet të jenë në kundërshtim me ligjet, tha drejtori gjeneral  i ShA MEPSO Orhan Murtezani në emisionin e djeshëm në TV Alsat “Revista Ekonomike”. Lidhur me kërkesat e bashkësisë së  biznesit të diskutuar në Këshillin Ekonomik, ai potencoi  se edhe pse shpallet gjendja e krizës që Qeveria të ketë më shumë opsione, nuk mund të veprohet kundër apo mbi ligjet.

Dua të siguroj qytetarët dhe sektorin e biznesit se Qeveria është plotësisht e vetëdijshme për pasojat që kanë kompanitë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, por sigurisht që mbështetja duhet të kalojë përmes mundësive ligjore. Subvencionimi i drejtpërdrejtë i kompanive private nga Qeveria pengohet me një sërë ligjesh. Po punohet  për të gjetur zgjidhje të mundshme, por nuk është e lehtë, askush nuk ka një shkop magjik që do ta zgjidhë problemin brenda natës. Tregu i energjisë rregullohet nga një sërë masash të karakterit nacional, rajonal dhe ndërkombëtarë. Askush nuk mund të parashikonte ndërtimin e një sistemi që do të shkonte përtej të gjitha rregullave në kohë krize, këtë problem nuk e kemi vetëm ne,  por e gjithë Evropa, tha kreu i ShA  MEPSO, Orhan Murtezani.

Sa i përket tregtarëve të energjisë elektrike, Murtezani theksoi se në periudhën në vijim nuk do të përsëritet praktika e vitit të kaluar kur u tërhoqën sasi të mëdha të energjisë elektrike nga rrjeti energjetik evropian. Një sistem pa devijime nuk ekziston në botë, por duhet të jetë deri në një masë që sistemi të menaxhohet, ai është vendimtar .

Garancitë bankare janë rritur në varësi të vëllimit të punës së secilit tregtar dhe arkëtimi tashmë do të bëhet shumë më shpejt. Ka kompani, garancitë e të cilave janë rritur deri në katër herë, duke pasur parasysh faktin se Dekreti i Krizës kërkon që institucionet të veprojnë me kujdes për të mos krijuar barrë shtesë financiare për pjesëmarrësit në treg. Garancia fikse është një milion denarë dhe variabla për pjesëmarrësit e rinj është 1,5 milion denarë, ndërsa për pjesëmarrësit që janë në treg më shumë se 13 muaj, garancia ndryshon në bazë të faturave të tyre. Për të shmangur procedurat e gjata gjyqësore, tashmë në kontrata ka një klauzolë përmbarimore, kështu që nëse nuk i përmbushin detyrimet e tyre, MEPSO ka mundësi t'i menjëherë  përmbaruesit.Në proces janë edhe ndryshimet në rregullat e tregut, sipas të cilave MEPSO do të ketë një pasqyrë më të madhe të situatës dhe në baza ditore do të mund të parandalojë devijimet e mundshme, tha Murtezani.

Në drejtimin që të gjitha institucionet dhe kompanitë të ndjejnë pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Murtezani potencoi  se për gjysmën e parë të vitit 2022 krahasuar me vitin 2021, kostot e shërbimeve të sistemit të kompanisë janë rritur për  75% ose nëntë milionë euro dhe kostot e humbjeve teknike për transmetimin e energjisë elektrike janë 336% më të larta ose mbi 10 milionë euro.

Emisioni "Magazina ekonomike" TV Alsat-M, 05.10.2022


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.