Përforcimi i bashkëpunimit energjetik në rajonin e EJL
Zyrtarisht u bë hapja e Qendrës koordinuese për sigurinë e rrjetit elektrik në Evropën Juglindore - ,,SEleNe CC"
Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO mr.Kushtrim Ramadani, drejtori i OST -së Borko Aleksovski dhe shefi i kabinetit Imer Dalipi, fundjavën e kaluar në Selanik, R. Greqisë morën pjesë në ceremoninë që shënoi nisjen zyrtare të Qendrës koordinuese të sigurisë së rrjetit elektrik në EJL, SEleNe CC (Southeast Electricity Network Coordination Center) e cila konsiderohet si nismë e një epoke të re të sigurisë energjetike dhe bashkëpunimit në rajon.
Realizimi i detyrave të SEleNe CC, përveç përmirësimit të sigurisë së rrjeteve në Evropën Juglindore, do të përcjell një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive midis punonjësve të operatorëve të sistemit të transmetimit në rajon për t'u përballuar me sfidat e reja teknike. Gjithashtu, SEleNe CC do të sigurojë funksionim më efikas të tregut të energjisë elektrike duke vënë në maksimum kapacitetin e disponueshëm në tregun e shkëmbimit të energjisë, i cili do të shpie deri te ulja e kostove të energjisë elektrike.
Në të njëjtën kohë, SEleNe CC promovon bashkëpunimin rajonal midis operatorëve të sistemit të transmetimit, i cili bashkëpunim sot është mjaft i rëndësishëm, pasi që intensifikohen sfidat e sistemeve të balancimit, për shkak të rritjes së penetrimit të BRE-ve, rritjes së vëllimit, por edhe ndryshueshmërisë së rrjedhave ndërkufitare i cili për ShA MEPSO ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Gjegjësisht,ShA MEPSO në përputhje me detyrimet që ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka për obligim të sigurojë serviset të cilat realizohen përmes qendrave rajonale të sigurisë për të cilat SEleNe CC, përveç Qendrës Koordinuese SCC Beograd, do të ketë edhe një rol kyç.
Ceremonia u mbajt në praninë e përfaqësuesve të operatorëve - aksionarë të SEleNe CC, ESO -EAD nga Bullgaria, Terna të Italisë, Transelektrika e Rumanisë dhe IPTO nga Greqia,si dhe nga Shoqata Evropiane ENTSO-E; organe rregullatore kompetente; SCC Beograd, si dhe përfaqësues të operatorëve të sistemeve të transmetimit në Ballkanin Perëndimor.