VIA IGNACIA ENERGIA

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kryeministri, ministra, kryetarë të komunave, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, organe rregullatore, kompanive, kontraktorë ...

Fillimi i ndërtimit të linjës së transmetimit për lidhjen e energjisë të R. Maqedonisë së Veriut dhe R. Shqipërisë si një ngjarje e rrallë në periudhën e kaluar ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të rëndësisë së saj të madhe për rajonin, por edhe si konfirmim se investimet në infrastrukturë janë të mundshme edhe në kushte të vështira pandemike.

Nga vendi në trekëndëshin mes komunave të Ohrit, Strugës dhe Debërcës ku do të ndërtohet trafostacioni i ri 400/110 kV, u përcollën mesazhe që të gjithë kanë dashur t’i dëgjojnë prej kohësh, të cilat i referohen lidhjes së energjisë elektrike të vendit tonë me të gjithë fqinjët, si dhe mundësinë për të siguruar stabilitet, siguri dhe besueshmëri më të madhe të sistemit tonë të energjisë dhe përfshirje në të gjitha nismat rajonale për shkëmbim të energjisë.

Projekti hap potenciale të jashtëzakonshme ekonomike, dhe të pranishmit e theksuan si po aq të rëndësishëm edhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, lidhjen e kombeve, prosperitetit kulturor dhe shoqëror. Harta që tregon rrugën e linjës së transmetimit është tashmë një udhërrëfyes dhe shndërrimi i saj në realitet u shënua me një fillim simbolik të betonimit dhe përfshirjen e makinerive të ndërtimit. Makinat nuk do të ndalen deri në vitin 2023, kur është planifikuar përfundimi i këtij projekti me vlerë 50 milionë euro.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.