• Takim pune ndërmjet Drejtorit gjeneral të ShA MEPSO-s, Orhan Murtezani dhe delegacionit të BERZh, të udhëhequr nga Lars Jatmen, Drejtor për furnizim dhe implementim

Takim pune ndërmjet Drejtorit gjeneral të ShA MEPSO-s, Orhan Murtezani dhe delegacionit të BERZh, të udhëhequr nga Lars Jatmen, Drejtor për furnizim dhe implementim

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Në hapësirat e ShA MEPOS-s në Shkup, më 14.06.2022 u mbajt takim pune ndërmjet Drejtorit gjeneral të ShA MEPSO-s, z. Orhan Murtezani dhe delegacionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të udhëhequr nga z. Lars Jatmen, Drejtor për furnizim dhe implementim. Takimi u mbajt në prag të investimeve të reja që ShA MEPSO do t’i fillojë së shpejti t’i realizojë, si dhe për angazhimet rrjedhëse të ShA MEPSO-s dhe BERZh-it rreth investimeve të rëndësishme kapitale në sektorin energjetik, të cilat janë në realizim.

Në takimin e punës i prezantoi projektet rrjedhëse të mbështetura me mjete financiare të huamarrjeve nga BERZh-i, të cilat realizohen në kushte të krizës shëndetësore, luftarake, energjetik dhe ekonomike. Projektet e “Interkonekcionit Maqedoni-Shqipëri Faza 1” dhe “Rivitalizimi dhe modernizimi i rrjetit bartës dhe menaxhimi me sistemin elektro energjetik” janë të drejtuar në ngritjen, rivitalizimin dhe modernizimin e sistemit bartës elektro energjetik të RMV-ut.

Takim i punës përfundoi me vizitën e TC 40kV Shkup 4, projekt i cili është në fazë përfundimtare të rehabilimit të plotë të stacionit të transformatorit, gjithashtu i mbështetur nga BERZh-i.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.