• NOS BeH në vizitë zyrtare në ShA MEPSO

NOS BeH në vizitë zyrtare në ShA MEPSO

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO, z. Orhan Murtezani, drejtori i OST z. Borko Aleksoski dhe drejtori i TI, z. Goce Talevski pritën Bordin e Drejtorëve të Operatorit të Pavarur të Sistemit të Bosnjës dhe Hercegovinës, NOS BeH të udhëhequr nga drejtori. dr. Ahmed Ahmiq.

Në takimin zyrtar të mbajtur në hapësirat e shoqërisë sonë, ekipet menaxhuese të dy operatorëve të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike nga Republika e  Maqedonisë së Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, si nënshkruese të Kontratës të Bashkësisë së Energjisë, shkëmbyen përvoja dhe informacione në fushën e punës operative dhe bashkëpunimit të operatorëve të sistemit nga rajoni i Evropës Juglindore, në drejtim të përmbushjes së obligimeve të marra me anëtarësimin në ENTSO-E.

Në frymën e bashkëpunimit të mëtejshëm të mirë të ndërsjellë të ShA MEPSO dhe NOS BeH, u shkëmbyen përvoja nga puna në kohën e pandemisë KOVID-19 dhe krizës energjetike, pastaj në lidhje informacione për aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme investuese të të dyja kompanive, si dhe u bisedua për mundësitë e reja për bashkëpunim ndërmjet operatorëve të sistemit të transmetimit.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.