• Rajoni siguron kryqëzim të ri elektroenergjetik, filloi ndërtimi i 400 kV largpërçues Manastir - Elbasan

Rajoni siguron kryqëzim të ri elektroenergjetik, filloi ndërtimi i 400 kV largpërçues Manastir - Elbasan

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
ShA MEPSO filloi ndërtimin e 400 kV largpërçues me të cilin Repubika e Maqedonisë së Veriut do të lidhet energjetikisht me Republikën  e Shqipërisë . Me realizimin e këtij projekti kapital, vendi pozicionohet si udhëkryq për distribuimin e energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë, përmes Shqipërisë, drejt Italisë, me ç’rast do të sigurohet hallka   e fundit e korridorit lindje-perëndim.

Sot në këtë lokacion po vendosim  gurthemelin e 400 kV largpërçues, që do të fillojë pikërisht këtu, nga trafostacioni “Manastiri 2” deri në kufirin Maqedoni- Shqipëri. Ndërtimi i këtij interkonjeksioni 400 kV është një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e kompanisë sonë dhe më gjerë në rajon, sepse me të  praktikisht do të rrumbullaksojmë lidhjen elektroenergjetike  me të gjithë fqinjët tanë, potencoi drejtori gjeneral i ShA  MEPSO z. Orhan Murtezani në ceremoninë, që u mbajt në TS “Manastir 2”.

Investimi ka vlerën  prej 17.22 milionë euro, prej të cilave pesë milionë euro do të mbulohen me grant investimi nga WBIF, ndërsa 12.2 milionë euro janë kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Investimi në projekte si ky është një hap drejt transformimit të energjetikës  dhe sigurisë së energjetikës në vend dhe rajon, theksuan zyrtarët e BE-së dhe BERZH-it.

BE-ja mbështet këtë projekt të rëndësishëm energjetik, veçanërisht tani që po përballemi me krizën më të madhe energjetike dhe jemi ende duke u rikuperuar nga ndikimi i pandemisë. Këto kohra  janë një kujtesë e mirë se  duhet të vazhdojmë të investojmë në modernizimin e energjisë dhe kështu t'i afrohemi prioriteteve të përcaktuara në axhendën tonë të gjelbër, deklaroi Xhulian Vasalo, Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në RMV.

Linja ajrore e interkoneksionit  do të luajë një rol kyç në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike dhe rritjen e kapaciteteve të BRE-ve, ku energjia diellore dhe era do të jenë dy burimet prioritare të ripërtëritshme  që do të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda një afat të shkurtër dhe afatmesëm  duke u ndërlidhur  në mbështetjen që BERZH u ka ofruar autoriteteve të  të dy vendeve për të nisur tenderët konkurrues për BRE-të, deklaroi  Andi Aranitasi, përfaqësuesi i BERZH-it  në RMV.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përshëndetur fillimin e punës në largpërçuesin, si pjesë e projektit, i cili përfshin ndërtimin e stacionit të transformatorit 400/110 kV në afërsi të Ohrit, i cili filloi në gushtin e kaluar, theksoi se me realizimin e ndërlidhjes Manastir-Elbasan, jo vetëm që  forcohet rrjeti i transmetimit, por njëkohësisht përcjellet  një mesazh drejtuar investitorëve për një mjedis më  të volitshëm  në vendin tonë.

Projekte të tilla do t'i sigurojnë vendit tonë tranzicion energjetik dhe përfitime jo vetëm për një ose dy vjet, por do të thotë përfitime për brezat e ardhshëm që jetojnë dhe punojnë këtu. Projekti hap potenciale të gjera ekonomike dhe po aq i rëndësishëm  është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Lidhje të tilla me fqinjët tanë dhe duke investuar në projekte kapitale në rrjetin elektroenergjetik, ndërlidhim ekonomitë tona, bëhemi më të fortë dhe më konkurrues dhe më e rëndësishmja është që bëhemi më të përgatitur për zhvillim të mëtutjeshëm”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Gjatësia e largpërçuesit që do të fillojë nga TS “Manastir 2” deri në kufirin Maqedoni - Shqipëri- është 97 km dhe do të vendoset në 269 shtylla grilë prej  çeliku. Kontraktori është Energoinvest nga Sarajeva-BiH dhe ndërtimi do të mbikëqyret nga partneri lokal VEVE Group nga konsorciumi i konsulentëve të projektit.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.