KUMTESË

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

KUMTESË

 

ShA  MEPSO si operator i sistemit  nacional elektrotransmtues, aktiviteti i të cilit është transmetimi i pandërprerë dhe i besueshëm i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, bazuar në analizat dhe kalkulimet gjithëpërfshirëse, dhe në përputhje me Rregulloren për përcaktimin e të hyrave maksimale të ShA  MEPSO, brenda afatit të caktuar dorëzoi Kërkesë drejtuar  Komisionit Rregullator të Energjetikës  për rritje të  tarifës së transmetimit . Për periudhën 01.07.2022 deri më 01.07.2023, ShA  MEPSO kërkon rritje të tarifës së rregulluar për transmetim për 68% si zgjidhje e vetme në kushtet e një situate gjithnjë e më të komplikuar  në tregun e energjisë elektrike. Ndikimin më të madh në këtë kërkesë për rritje të tarifës  ka:

- Rritja e shpenzimeve  për sigurimin  e shërbimeve të sistemit që kryesisht sigurohen  nga  ana e ESM-së

- Rritja e shpenzimeve për prokurimin e energjisë elektrike për të siguruar humbjet në rrjetin e transmetimit  dhe që prokurohen në tregun e hapur.

Arsyet e kësaj kërkese janë të shumëllojshme dhe nuk i dedikohen  përkeqësimit të rezultateve të veprimtarisë së  kompanisë, por për arsye objektive mbi  të cilat ShA  MEPSO nuk ka ndikim. Kriza energjetike, e cila filloi të intensifikohej në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ndikoi ndjeshëm në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në bursat botërore, gjë që rriti ndjeshëm kostot e mbulimit të humbjeve në rrjet.

Sa për ilustrim do të theksojmë faktin se ShA  MEPSO në vitin 2021 ka shpenzuar 8.6 milionë euro për mbulimin e humbjeve në rrjet dhe këtë vit për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike në bursë, është llogaritur se do të nevojiten  rreth 26.7 milionë euro.

Me kërkesën e mëparshme për korrigjimin e tarifës së transmetimit që ShA  MEPSO e ka dorëzuar deri te KRrE , është kërkuar rritje prej 88%, ndërsa Komisioni Rregullator  ka miratuar 23.7%.

Pavarësisht përqindjes së lartë që kërkon  ShA  MEPSO për 12 muajt e ardhshëm, duam të theksojmë se pjesëmarrja e tarifës së transmetimit  të ShA  MEPSO nuk ka ndikim të madh në çmimin final të energjisë elektrike për konsumatorët dhe po e njëjta është rreth 4%. Të  hyrat e vetme që i përmbush  ShA  MEPSO është tarifa e transmetimit, të cilën e përcakton  Komisioni Rregullator i Energjetikës. Mjetet nga  transmetimi i  energjisë elektrike janë burimi më i madh i financave nga ku kompania siguron likuiditetin e saj dhe mbulon investimet në sistemin e transmetimit  që përfshijnë realizimin e projekteve të planifikuara dhe servisimin e rregullt të rrjetit të transmetimit.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.