• ShA MEPSO në vizitë të Ambasadës së Maqedonisë në Tel Aviv

ShA MEPSO në vizitë të Ambasadës së Maqedonisë në Tel Aviv

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Një numër i madh i kompanive izraelite kanë shprehur interes të madh për investime në Republikën e Maqedonisë së Veriut në prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore, kjo mes tjerash është edhe një nga pikat kryesore të takimit ndërmjet ekipit të ShA MEPSO, të kryesuar nga drejtori gjeneral z.Orhan Murtezani dhe përfaqësuesve të Ambasadës së Maqedonisë në Tel Aviv.

Biseda ishte konstruktive si dhe në përputhje me nevojën për të rritur komunikimin e ndërsjellë për të përmbushur kërkesat e disa kompanive izraelite që janë të njohura për sukseset e tyre ndërkombëtarisht dhe investimeve të mëdha në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e   ripërtëritshme - fotovoltaikë.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.