ShA MEPSO me dhimbje të thellë i jep lamtumirën e fundit kolegut të çmuar Zoran Ilioski.
Ilioski ka qenë pjesë e kolektivit tonë që nga viti 2019, fillimisht si drejtues i departamentit të linjave të transmetimit, dhe më pas, për një periudhë, si drejtor i Njësisë së rrjetit të transmetimit ORrT dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ShA MEPSO.
Si një elektroinxhinier i shquar, Ilioski dha një kontribut të rëndësishëm në realizimin e shumë projekteve për ndërtimin dhe modernizimin e linjave të transmetimit dhe trafostacioneve. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tij përball sfidave për sigurim të stabilitetit të rrjetit të transmetimit ishin të një rëndësie të veçantë për kompaninë tonë.
Zoran Ilioski la një shembull të një punonjësi jashtëzakonisht të përkushtuar, me njohuri dhe përvojë të lartë, dhe një njeri, kontributi i të cilit u vlerësua në të gjithë sektorin energjetik të Maqedonisë.
U prehtë në paqe!