Оператор на електропреносен систем

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv

ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë   sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fermerët t'i përmbahen udhëzimeve si në vijim:

- Mos drejtoni autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues

- Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën  litarët  përçues në traset e largpërçuesve

- Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike.

- Mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues  dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve  të rrjetit të transmetimit. Kontakti i  fiskajave të ujit me litarët përçues  mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve

- Mos digjni kashtë pranë largpërçuesve  sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik.

Gjithashtu, apelojmë tek peshkatarët sportivë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa   qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë.

Le të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve!

Mos e komprometoni besueshmërinë e sistemit elektrotransmetues!

  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian
  • MEPSO – nikoqire e strategëve udhëheqës  enegjetik  evropian

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv

Sot dhe nesër, ShA  MEPSO është nikoqiree  seminarit strategjik dhe takimit të 109-të të Komitetit për zhvillim të sistemeve elektroenergjetike evropiane, që mbahen nën patronazhin e ENTSO-E (Shoqata evropiane e operatorëve të sistemeve të transmetimit të energjisë elektrike).

Këto dy ditë, Shkupi është qendra e dialogëve strategjikë për të ardhmen e rrjeteve elektroenergjetike, për inovacionet dhe planifikimin e infrastrukturës – një vend ku ekspertët udhëheqës energjetik  evropian përcaktojnë drejtimet e ardhshme të zhvillimit të rrjetit elektroenergjetik.

Këto ngjarje zhvillohen në një moment kyç për tranzicionin energjetik të Evropës – në kohën e revizionimit  të rregullores TEN-E dhe zhvillimit të të ashtuquajturit “Grids Package”.

Në fokusin e diskutimeve teknike dhe strategjike të nivelit të lartë janë: progresi i TYNDP 2026, analizat për sigurinë e furnizimit (ERAA), si dhe identifikimi i nevojave sistemore dhe investimeve të reja.

Qëllimi është i përbashkët: avancimi i vizionit energjetik evropian përmes shkëmbimit të njohurive, koordinimit të politikave dhe planifikimit të sinkronizuar drejt një sistemi më të qëndrueshëm, më  fleksibil dhe më të integruar elektroenergjetik.

Jemi mbledhur këtu,  jo vetëm si profesionistë nga e gjithë Evropa, por edhe si partnerë të përkushtuar në formësimin e së ardhmes së infrastrukturës energjetike. Në një sistem gjithnjë e më kompleks dhe të ndërlidhur elektroenergjetik, rëndësia e planifikimit të koordinuar të rrjetit evropian nuk mund të mbivlerësohet.

Tranzicioni drejt një sistemi energjetik  të sigurt dhe fleksibil kërkon një vizion të përbashkët – dhe, më e rëndësishmja, veprim të përbashkët.

Mënyra se si i planifikojmë rrjetet tona të transmetimit sot, do të përcaktojë se sa me efikasitet do t’i përballojmë sfidat e së nesërmes – tha në hapje të takimit drejtori general I ShA MEPSO, Burim Latifi.

Komiteti për zhvillim të sistemit (SDC) ka një rol kyç në harmonizimin e planeve nacionale dhe rajonale për transmetimin e energjisë në një vizion të përbashkët pan-evropian – me qëllim krijimin e një rrjeti inteligjent, fleksibil, të gatshëm për sfidat e së ardhmes dhe për integrimin masiv të energjisë së rinovueshme.

  • Fillohet ndërtimi i linjës optike nëntokësore Gjorce Petrov – MEPSO – TETO pas nëntë vitesh ngecje

Shkup, 28 maj 2025 – Sot, pas gati nëntë vitesh nga nënshkrimi i kontratës fillestare, filloi zbatimi i një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për stabilitetin energjetik të vendit – linja optike nëntokësore që lidh trafostacionin  Gjorce Petrov, drejtorinë e MEPSO-s dhe objektin elektro-termik TETO. Projekti, me gjatësi prej 12 kilometrash, më në fund kaloi  në fazën e zbatimit në terren, duke hapur një kapitull të ri në transformimin digjital dhe të sigurisë së sistemit nacional  transmetues.

 Edhe pse kontrata me Telekom -Maqedoni u nënshkrua në vitin 2016, projekti u përball me pengesa ligjore, teknike dhe administrative që e vonuan fillimin e tij për gati një dekadë. Fillimi i sotëm është rezultat i angazhimit të plotë të udhëheqësisë së re të MEPSO-s, koordinimit efikas ndërinstitucional dhe mbështetjes së siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Mbikëqyrja i është besuar kompanisë Euro Consulting, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka lëshuar lejen e nevojshme ndërtimore të kategorisë A.

 Ndërtimi i kësaj linje optike paraqet një sfidë teknologjike dhe logjistike. Traseja kalon nëpër një zonë urbane me dendësi  të lartë infrastrukturore, përgjatë lumit Vardar, nën ura dhe linjë hekurudhore, në territorin e katër komunave. Por përfitimet janë gjithëpërfshirëse: me këtë investim, MEPSO përfundon unazën e saj nacionale të sigurt optike – një shtyllë e autonomisë energjetike, qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë digjitale të vendit.

 Projekti do të mundësojë çlirimin e plotë nga varësia ndaj operatorëve privatë të telekomunikacionit, do të sjellë kursime vjetore prej 20,000 deri në 25,000 euro dhe do të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë kibernetike dhe operative. Linja e re paraqet  bazë për sistemet moderne të menaxhimit, monitorimit dhe automatizimit në distancë, duke e bërë atë një faktor kyç në modernizimin e ardhshëm të rrjetit energjetik.

 Përfundimi pritet në mars 2026. Fillimi i sotëm nuk është vetëm një aktivitet teknik – por, një dëshmi se kur vendosen vizion, përkushtim dhe ekspertizë në të njëjtën linjë, edhe iniciativat strategjike më të bllokuara mund të gjallërohen dhe të bëhen shtytës të ndryshimit.

  • 𝐌𝐄𝐏𝐒𝐎 dhe 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë - Prizren me dinamikë konkrete
  • 𝐌𝐄𝐏𝐒𝐎 dhe 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë - Prizren me dinamikë konkrete
  • 𝐌𝐄𝐏𝐒𝐎 dhe 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë - Prizren me dinamikë konkrete
  • 𝐌𝐄𝐏𝐒𝐎 dhe 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓 me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë - Prizren me dinamikë konkrete

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO z. Burim Latifi së bashku me bashkëpunëtorët, në Prishtinë realizoi një takim tejet të rëndësishëm me homologun e tij nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri.
Në qendër të vëmendjes ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë - Prizren, i cili synon të krijojë një lidhje të fuqishme ndërmjet dy sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Kjo linjë është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit, të harmonizuara me udhëzimet e ENTSO-E.
Përfitimet nga ky projekt do të jenë të shumëfishta, përfshirë:
• Rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve;
• Përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji;
• Krijimin e mundësive për tregti më efikase të energjisë në rajon;
• Mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave afatgjata për energjinë e qëndrueshme.
Palët u pajtuan që në periudhën në vijim të rrisin bashkëpunimin teknik dhe institucional, për të mundësuar realizimin e suksesshëm të këtij projekti strategjik për të dy vendet dhe për stabilitetin energjetik të rajonit.

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
Sot në orët e hershme të mëngjesit ndodhi një defekt dhe ndërprerje e shkurtër e rrjetit të transmetimit 110 kV. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishin tensionet e larta në rrjetin 400 kV në të gjithë rajonin, të cilat ndikuan në sistemin tonë dhe shkaktuan ndërprerjen e shkurtër të transformatorëve energjetik 400/110 kV në trafostacionet.
Bëhet fjalë për një problem rajonal dhe evropian me të cilin përballen pothuajse të gjithë operatorët e sistemeve të transmetimit për shkak të tranzitit dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike gjatë orëve të natës dhe fundjavave në këtë periudhë të vitit.
Që nga momenti i ndërprerjes, ekipet e ShA MEPSO reaguan menjëherë dhe rreth një orë pas ndërprerjes, furnizimi me energji elektrike në vend u normalizua.
Ekipet e ShA MEPSO vazhdojnë të punojnë për normalizimin e plotë të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik.
Për më tepër, vlen të theksohet se në mënyrë sistematike, përmes realizimit të investimeve të reja në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve fqinje, po kontribuohet në forcimin e stabilitetit të sistemit, i cili në të kaluarën ka qenë seriozisht i neglizhuar dhe jo i mirëmbajtur.
ShA MEPSO vazhdon të monitorojë me kujdes situatën dhe po kryen koordinim me sistemet e transmetimit në rajon me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit dhe sigurinë e përdoruesve me furnizim me energji elektrike.

© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.