Оператор на електропреносен систем

  • Task forse - Grupi punues ndërinstitucional për realizimin efikas të projekteve energjetike
  • Task forse - Grupi punues ndërinstitucional për realizimin efikas të projekteve energjetike
  • Task forse - Grupi punues ndërinstitucional për realizimin efikas të projekteve energjetike

Task forse - Grupi punues ndërinstitucional për realizimin efikas të projekteve energjetike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

ShA MEPSO është një nga faktorët kryesor,  i cili  në të ardhmen  do të përqendrohet  në    tejkalimin e problemeve të akumuluara pronësore- juridike nga të cilat varet ecuria e projekteve kapitale në rrjetin elektrotransmetues. Ky proces i bashkëpunimit ndërinstitucional do të përfshijë Ministrinë e Energjetikës, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencinë e kadastrës së pasurive të patundshme dhe Administratën e çështjeve pronësore- juridike.

Në takimin që u zhvillua në Ministrinë e Energjetikës, drejtori i ShA  MEPSO Burim Latifi,  theksoi se për shkak të procedurave të gjata dhe komplekse administrative për gjetjen e zgjidhjeve për çështje pronësore-juridike dhe regjistrimin e pronës shtetërore në Agjencinë kadastrale, janë ngecur disa projekte të rëndësishme infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e një trafostacioni të ri pranë fshatit Miletkovë, që është pjesë e rëndësishme e strategjisë për modernizimin e rrjetit transmetues.

Gjatë realizimit të projekteve të tilla strategjike, përballemi me vështirësi serioze, para së gjithash, për shkak të problemeve pronësore- juridike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikën e zbatimit. Duke pasur parasysh  rëndësinë e projekteve të tilla për stabilitetin energjetik dhe integrimin e tregut energjetik maqedonas  në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike, është më se i nevojshëm  koordinimi ndërinstitucional i përforcuar dhe  në kohë, si  dhe definimi i procedurave që do të përshpejtojnë veprimet për zbatimin e projektit pa prolongim dhe implikime financiare  shtesë”,  deklaroi Latifi.

Një vendosmëri e tillë e institucioneve për t'u përballur me sfidat e këtij lloji, sipas Latifit, sigurisht që do të çojë në qëllimin e dëshiruar, realizimin e përshpejtuar të projekteve energjetike që janë vendimtare për transmetim  stabil  dhe të besueshëm të energjisë elektrike.


© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.