Është vënë në funksion largpërçuesi 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Me ndezjen simbolike të ndërprerësit , drejtori gjeneral i ShA MEPSO z. Zudi Enuz lansoi largpërçuesin që lidh trafostacionet në Veles dhe Ovçe Pole.Bëhet fjalë për një projekt kapital infrastrukturor që përfshin ndërtimin e një largpërçuesi në trasën ekzistuese të largpërçuesit që është më shumë se 60 vjet i vjetër.

Largpërçuesi është ndërtuar saktësisht për një vit dhe sot po e vëmë në funksionim për qytetarët dhe ekonominë e rajonit të Velesit-Svetinikol, si pjesë e infrastrukturës së nevojshme për furnizim stabil dhe të besueshëm me energji elektrike, potencoi drejtori Enuz. Duke i zbatuar në vazhdimësi zotimet për furnizim të vazhdueshëm dhe stabil me energji elektrike, kompania jonë vazhdon të përmbushë synimet e përcaktuara për një rrjet të ri dhe të modernizuar të transmetimit, i cili është faktor kyç në kushtet e trendit në rritje të ndërtimit të objekteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, shtoi z.Enuzi.

Ky projekt është vetëm një në serinë e projekteve të realizuara me sukses gjatë vitit të kaluar dhe paraqet një konfirmim autentik të rezultateve të arritura pas të cilave qëndrojnë punëtorët e ShA MEPSO.

Largpërçuesi 110 kV TS Veles-TS Ovçe Pole është i gjatë 20.94 km dhe është i vendosur në 83 shtylla rrjetore prej çeliku.

Ndërtimi i linjës së re të transmetimit kushton 2.3 milionë euro, një pjesë e së cilës është në pronësi të ShA MEPSO, ndërsa një pjesë është kredi nga BERZH. Kontraktor i punimeve ishte Konsorciumi i Dalekovod, Zagreb dhe ELNOS, Banja Luka, ndërsa mbikëqyrjen e ndërtimit e ka realizuar Stolb ShPKNjP nga Manastiri.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.