KONKURS për ndarjen e 3 (tre) bursave për studentë në Universitetin "Goce Dellçev", Shtip

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Operatori i Sistemit elektrotransmetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria Aksionare për transmetimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, në pronësi shtetërore Shkup (shkurt: ShA MEPSO), me seli në rr. "Maksim Gorki" nr.4, 1 000 Shkup në veprim sipas Vendimit të Këshillit Drejtues të Shoqërisë, KD nr. 02-7599/4 datë 14.12.2023, në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim, të lidhur ndërmjet ShA MEPSO Shkup dhe Universitetit “Goce Dellçev” Shtip nr. 03-2627 datë 26.04.2023, më ________2024, shpall:

KONKURS

për ndarjen e 3 (tre) bursave për studentë në Universitetin "Goce Dellçev", Shtip

Në konkurs kanë të drejtë të aplikojnë vetëm studentët e rregullt të Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit, të cilët regjistrohen për herë të parë në semestrin e 3-të ose të 5-të në vitin akademik 2023/2024, të cilët i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • studenti të jetë student i rregult i regjistruar për herë të parë, në ciklin e parë të studimeve, në semestrn e i 3-të ose i 5-të në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin "Goce Dellçev" Shtip, në vitin akademik 2023/2024, në një nga drejtimet si në vijim:

- Elektroenergjetika dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë,
- Automatizimi dhe inxhinieria e sistemit,
- Mekatronika dhe robotika,
- Elektroenergjetika dhe burimet eripërtëritshme të energjisë.

  • Nota mesatare e studentit deri në datën e aplikimit nuk duhet të jetë më e ulët se 8.0
    (tetë);
  • Studenti të mos jetë përfitues i bursës ose kredisë nga ndonjë institucion tjetër,
    ose kompani;
  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zgjedhja dheselektimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i bursave i përbërë nga 3 (tre) anëtarë përkatësisht: 2 (dy) anëtarë nga radhët e punëtorëve të ShA MEPSO Shkup dhe 1 (një) anëtar nga Fakulteti i Elektroteknikës në Universitetin “Goce Dellçev” Shtip.

Përzgjedhja e kandidatëve të interesuar për ushtrimin e të drejtës për bursë do të bëhet në bazë të suksesit mesatar të arritur të nxënësit deri në datën e aplikimi, pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultatet e zbatimit të intervistave, e cila do të zhvillohet nga Komisioni i bursave sipas metodologjisë si në vijim:
• pikët maksimale të fituara nga suksesi mesatar i arritur i nxënësit deri në datën e aplikimit, maksimumi 70 pikë;
• rezultatet e intervistës së zhvilluar, maksimumi 30 pikë.
Shuma e përgjithshme e bursës vjetore është 80.000,00 denarë, dhe përbëhet nga dy pagesa gjashtëmujore nga 40.000 (dyzet mijë) denarë secila. Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshja e bursave.
Secili kandidat plotëson dhe firmos aplikimin me shkrim me dorë, i cili duhet të përmbajë të dhënat e tij të përgjithshme: emrin, mbiemrin, adresën e banimit dhe numrin e telefonit për kontakt.
Së bashku me kërkesën për të vërtetuar se plotëson kërkesat e shpalljes, çdo kandidat duhet të paraqesë edhe:
• Kopje e dokumentit personal të identifikimit,
• Letër motivuese CV;
• Vërtetim për provimet e mbartura, në të cilën do të përcaktohet mesatarja 8.00 e më lart, e lëshuar nga Fakulteti i Elektroteknikës në Universitetin "Goce Dellçev" Shtip;
• Vërtetim i lëshuar nga Universiteti “Goce Dellçev” Shtip se kandidati është i regjistruar në semestrin e 3-të ose të 5-të të Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, në vitin akademik 2023/2024;
• Deklaratë e nënshkruar me dorë se heq dorë nga një bursë tjetër nëse merr bursë nga ShA MEPSO;

Shpallja është e hapur për 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes.

Dokumentacionin e lartpërmendur kandidatët mund ta dorëzojnë në arkivin e MEPSO-s ose ta dërgojnë me postë rekomande në adresën: ShA MEPSO në pronësi shtetërore Shkup, rr.Maksim Gorki nr.4, 1 000 Shkup.

ShA MEPSO në pronësi shtetërore Shkup
Drejtori gjeneral
Zuhdi Enuz

DT:
- Kabineti i drejtorit gjeneral
- Departamenti i Çështjeve Juridike
-Arkivi


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.