ShA MEPSO në shënimin e 30-të vjetorit të QKEE- Serbi

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Zëvendësdrejtori gjeneral Nikola Rilak së bashku me drejtorët Goce Mihailovki dhe Ljupço Zikov, kryedispeçeri i ShA MEPSO Borko Aleksoski dhe nëpunësin për harmonizim Sasha Maksimovski, morën pjesë në përvjetorin e themelimit të Qendrës koordinuese elektroenergjetike, Serbi. QKEE është një kompani e themeluar nga ShA MEPSO, SEMZ, Elektorrjeti i Serbisë dhe Elektroekonomia nga Republika Srpska, e cila ofron shërbime konsulence dhe inxhinierike në fushën e sistemeve të elektroenergjetikës, transmetimit dhe rrjeteve të shpërndarjes në vendet e rajonit të Evropës Juglindore, Evropës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore si dhe prodhim dhe treg të energjisë elektrike.

ShA MEPSO ka vite që ka bashkëpunim të shkëlqyer me QKEE-në në fushën e aplikimit të modeleve dhe zgjidhjeve më moderne për rrjete inteligjente, rregullat e rrjetit, ankandet për kapacitetet transmetuese, rregullat për tregun e energjisë elektrike, studime të shumta fizibiliteti etj.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.