Konkurs për ndarjen e 3 (tre) bursave për studentë në Universitetin e Tetovës

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Operatori i sistemit elektrotransmetues I Republikës së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria Aksionare për transmetimin e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, në pronësi shtetërore Shkup (shkurt:ShA “MEPSO” me seli në rr.”Maksim Gorki” nr. 4, 1000 Shkup, sipas Vendimit  të Këshillit Drejtues të  Shoqërisë KD nr. 02-2058/7  datë 28.03.2023, në pajtim me Memorandumin e bashkëpunimit, të lidhur në mes të ShA MEPSO dhe Universitetit të Tetovës nr. 03-7184, datë 28.12.2022 shpall:

 

KONKURS

për ndarjen e 3 (tre) bursave për studentë në Universitetin e Tetovës

 

Të drejtën e konkursit kanë vetëm studentët e rregullt të Universitetit të Tetovës, të cilët regjistrohen për herë të parë në semestrin e tretë, të pestë ose të shtatë në vitin akademik 2022/2023, në programin e studimit të shkencave kompjuterike ose programit të studimit tëmekatronikës  dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- të jetë student i rregullt i regjistruar për herë të parë në semestrin e tretë, të pestë ose të shtatë në vitin akademik 2022/2023;

- nota mesatare e studentit deri në datën e aplikimit nuk duhet të jetë  më e ulët se 8.00

(tetë);

- studenti të mos jetë  përfitues i bursës ose kredisë nga ndonjë  institucion tjetër, ent  ose kompani;

- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Zgjedhja dhe përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga Komisioni i Bursave i përbërë nga

3 (tre) anëtarë përkatësisht: 2 (dy) anëtarë nga radhët e punëtorëve të ShA  MEPSO dhe 1 (një) anëtar.

nga Universiteti i Tetovës.

Përzgjedhja e kandidatëve të interesuar për ushtrimin e të drejtës për bursë do të bëhet në bazë të suksesit mesatar të arritur të studentit  deri në datën e aplikimit  dhe rezultatet e intervistës së zhvilluar, e cila do të kryhet nga Komisioni i Bursave sipas metodologjisë së mëposhtme:

 

- pikët maksimale të fituara nga suksesi mesatar i arritur i studentit deri në datën  e aplikimit (maksimumi 70 pikë);

- rezultatet e intervistës së zhvilluar (maksimumi 30 pikë).

Shuma e përgjithshme e bursës vjetore është 80.000,00 denarë, dhe përbëhet nga dy pagesa gjashtëmujore nga 40.000 (dyzet mijë) denarë secila. Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshja e Bursave.

 

Secili kandidat plotëson dhe nënshkruan me dorë një fletëparaqitje e cila duhet të përmbajë të dhënat personale të përgjithshme: emrin, mbiemrin, adresën e banimit, numrin e telefonit të kontaktit dhe adresën e emailit.

 

Së bashku me fletëparaqitjen  për të vërtetuar se i plotëson kërkesat e shpalljes, çdo kandidat duhet të paraqesë:

- një kopje të dokumentit personal të identifikimit (në kopjen e dokumentit , duhet të nënshkruajë dhe të shkruajë se pranon që dokumentet dhe të dhënat të përdoren nga  ShA MEPSO për qëllimet e konkursit);

- Letër motivuese CV;

- Vërtetim për provimet e mbartura në të cilat do të përcaktohet mesatarja 8.00 e lart, e lëshuar nga Universiteti i Tetovës;

- Vërtetim i lëshuar nga Universiteti i Tetovës se kandidati është i regjistruar në semestrin e tretë, të pestë ose të shtatë në vitin akademik 2022/2023;

- Deklaratë e vetë-nënshkruar se nuk është përfitues i një burse tjetër ose se heq dorë nga një bursë tjetër nëse merr bursë nga ShA MEPSO;

 

Shpallja është e hapur për 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes.

 

Kandidatët dokumentacionin e mësipërm mund ta dorëzojnë në arkivin e ShA  MEPSO ose ta dërgojnë me postë rekomanduese  në adresën:

ShA  MEPSO Shkup

Rruga "Maxim Gorki", nr.4,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.