• Me pajisjen e re të telekomunikacionit dhe video mbikëqyrje të trafostacioneve , fillon digjitalizimi i rrjetit të transmetimit.
  • Me pajisjen e re të telekomunikacionit dhe video mbikëqyrje të trafostacioneve , fillon digjitalizimi i rrjetit të transmetimit.
  • Me pajisjen e re të telekomunikacionit dhe video mbikëqyrje të trafostacioneve , fillon digjitalizimi i rrjetit të transmetimit.
  • Me pajisjen e re të telekomunikacionit dhe video mbikëqyrje të trafostacioneve , fillon digjitalizimi i rrjetit të transmetimit.

Me pajisjen e re të telekomunikacionit dhe video mbikëqyrje të trafostacioneve , fillon digjitalizimi i rrjetit të transmetimit.

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Pajisjet e reja për telekomunikacionin dhe monitorimin nga distanca janë të një rëndësie të madhe për tërë sistemin elektrotransmetues  në vend pasi garantojnë transmetim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe të saktë të të dhënave, transmetim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe minimizimin e rrezikut të çdo ndërprerjeje në rast të avarive ose motit të ligë. Në kushtet kur vendi po përballet me një krizë energjetike, e cila në nivel global dhe kontinental shkakton probleme dominuese në funksionimin e kompanive energjetike, MEPSO  me forcat e veta, me mbështetjen e BERZH-it dhe në koordinim me Qeverinë, arrin të përmirësojë teknikisht rrjetin e saj dhe të sigurojë rolin e saj vendimtar në sektorin e energjetikës  në vend, deklaroi drejtori gjeneral z.Orhan Murtezani.

Me qëllim të avancimit  të sovranitetit   teknologjik të ShA MEPSO në energjetikë,  vendosëm për këtë investim serioz, specifikat teknike të të cilit në ardhmëri do të jenë në dobi të sistemit energjetik dhe të telekomunikacionit në vend. Me këtë zgjidhje ShA  MEPSO fillon procesin e digjitalizimit të rrjetit të transmetimit”,  theksoi  Murtezani.

 

Performancat teknike  të pajisjeve të cilat përdoren që nga viti 2004, tashmë nuk ofrojnë opsion të përshtatshëm të  veprimtarisë, pasi që pajisjet e vjetra nuk kanë mbështetje  nga prodhuesi  dhe nuk prodhohen pjesë rezervë. Zgjidhja e re, tha Murtezani, është bazë për marrjen e të dhënave “real-time” për sistemin SCADA. Me këtë teknologji të fundit, shtoi ai, do të arrihet përdorimi më nikoqir dhe më efikas i  fibrave optike të integruara në kabllot mbrojtëse të  largpërçuesve  dhe do të sigurohet kodimi dhe mbrojtja e plotë e informacionit që do të transportohet.

 

Pajisjet e reja kushtojnë 4.9 milionë euro, prej të cilave 2.9 milionë janë mjete nga BERZH-i  dhe pjesa tjetër janë mjete  të  MEPSO-s.

Kjo është pjesë e projektit të financuar nga BERZH-i me vlerë prej  25 milionë euro dhe përbëhet nga  rehabilitimi i pesë trafostacioneve dhe shtatë largpërçuesve 110 kV në të gjithë vendin. MEPSO ka mbështetje të drejtpërdrejtë për forcimin e kapacitetit të rrjetit të transmetimit  për lidhjen e më shumë BRE-ve dhe reduktimin e lëndëve djegëse fosile gjatë procesit të prodhimit. Përforcimi i rrjetit të transmetimit  për lidhjen e më shumë centraleve solare  dhe centraleve me erë  do të jetë kyç për tranzicionin energjetik dhe sigurinë energjetike,  tha në fjalimin e tij përfaqësuesi i BERZH-it, z. Andi Aranitasi.

Investimi në pajisje të reja në kohë krize është i një rëndësie të veçantë për bartjen e sigurt të energjisë elektrike për qytetarët dhe kompanitë, por edhe për realizimin e projekteve të mëdha në sektorin energjetik, tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Këto investime janë një investim në të mira materiale të përhershme, të cilat në afat të mesëm dhe afatgjatë do të kontribuojnë në rritjen e nivelit të pavarësisë energjetike. Kjo Qeveri, si asnjë tjetër më parë, investon në energjetikë dhe në projekte që do të sjellin vetëm përfitime. Jemi të përkushtuar për tranzicionin energjetik të vendit, sepse e dimë se kjo është e ardhmja edhe për pavarësinë energjetike, por edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, është vendimtar Kovaçevski.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.