Në muajin shtator ShA MEPSO ka kursyer energji elektrike për 25.12% krahasuar me muajin gusht

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kursimi bën diferencën. Analizat e konsumit të energjisë elektrike në Ndërtesën Administrative të ShA MEPSO tregojnë se në shtator është konsumuar 25.12% më pak energji elektrike në krahasim me muajin gusht.

Me përdorimin racional të energjisë elektrike, në shtator 2022, konsumi është kursyer me 17,57% krahasuar me muajin  shtator 2021.

Kursimet në konsum që do të bëjë çdo qytetar, kompani dhe institucion janë një kontribut për një sistem të qëndrueshëm energjetik dhe një furnizim të besueshëm me energji elektrike.

Në kushtet kur mungesa e energjisë është problem global, apelojmë që të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm që në periudhën në vijim të shtojmë përpjekjet për të kursyer edhe më shumë energjinë elektrike dhe të ndjekim rekomandimet për kursim kudo që jemi.

ShA  MEPSO është kompania e parë që filloi me zbatimin e kursimit të energjisë elektrike si masë për zbutjen e krizës energjetike. Kemi zbatuar një sërë masash që nuk pengojnë procesin e punës dhe do të vazhdojmë t'i zbatojmë gjatë periudhës së dimrit. Punonjësit tanë japin një kontribut të rëndësishëm në kursimet e arritura, fikin poçat elektrik  kur ka dritë dielli  të mjaftueshme, kompjuterët fiken kur nuk përdoren, shkallët përdoren në vend të ashensorëve dhe ngrohja e dhomave është në 20. gradë. Këto janë pjesë e masave me të cilat Ndërtesa Administrative  e  kompanisë ka arritur 17.57% kursim të energjisë elektrike.

Ndryshimet e mëdha nisin nga ne, ndaj kurseni energjinë që të kemi nesër!


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.