• ShA  MEPSO  në CIGRE në Paris
  • ShA  MEPSO  në CIGRE në Paris

ShA MEPSO në CIGRE në Paris

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Nga data 28 gusht deri më 2 shtator në Paris mbahet  konferenca e 49-të e shoqatës ndërkombëtare të energjetikës  CIGRE. Ngjarja kryesore e sistemeve elektroenergjetike  dhe industrisë së këtij viti përfshin mbi 300 kompani ndërkombëtare, rregullatorë, politike bërës dhe palë të tjera të interesuara në industrinë elektrike. Në këtë konferencë marrin pjesë drejtori gjeneral I  MEPSO-s, z. Orhan Murtezani dhe kryetari i Këshillit mbikëqyrës, z. Nikolce Acevski.

Temat që do të diskutohen janë tranzicioni energjetik i pajisjeve energjetike, nevoja për ndryshime në planifikimin dhe projektimin e sistemeve të transmetimit dhe distributive dhe ridizajnimi i mjeteve rregullatore dhe të tregut.

Përballë më shumë se 3600 delegatëve, ekspertëve themelor, praktikuesve me përvojë dhe profesionistëve të rinj nga 90 vende të botës, CIGRE ofron një mundësi unike, në kushtet e një krize globale energjetike, për të shkëmbyer përvoja, për të ofruar perspektiva të ndryshme teknike për zgjidhjen e situatës  ekzistuese dhe sfidat e ardhshme me të cilat përballet sistemi elektroenergjetik  dhe të bashkohen  forcat për të përmirësuar sistemet ekzistuese   dhe për të ndërtuar sisteme të reja energjetike nga prodhimi në distribuimin e energjisë elektrike.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.