PARALAJMËRIM DHE APELIM

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

ShA MEPSO paralajmëron të gjithë bujqit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve bujqësore shtesë pranë largpërçuesve.

  • Shmangni kalimin me kombajnë  ose me makineri të tjera bujqësore nën përçuesit!
  • Mos instaloni sisteme të ujitjes me tubacione nën traset e largpërçuesve!
  • Mos i tërhiqni në lartësi tubat metalike nga sistemet e ujitjes, sepse metali është përçues. Ekspozoheni në rrezik të madh!
  • Mos vendosni spërkatëse për ujitje nën përçuesit dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve!
  • Në asnjë mënyrë mos digjni kallamishte në afërsi të largpërçuesve!

Apelojmë edhe te peshkatarët që të kenë kujdes të veçantë gjatë manipulimit me shufrat e peshkimit në afërsi të largpërçuesve. Shmangni çdo kontakt fizik me përcjellësit e largpërçuesve!

Mos e rrezikoni jetën tuaj dhe të atyre që janë pranë jush!

Mos e rrezikoni besueshmërinë e sistemit  elektroenergjetik!


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.