Mohim drejtuar VMRO-së

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

 

E hedhim poshtë si të pabazë dhe mbi të gjitha tendencioze akuzën e shpallur sot nga VMRO DPMNE se ShA MEPSO shpenzon 125 mijë euro për avio- bileta.

Marrëveshja për prokurimin e avio-biletave është një marrëveshje kornizë trevjeçare, e nënshkruar në gusht të këtij viti dhe është  e vlefshme deri në vitin 2024. Kjo do të thotë se objekt i pagesës sipas kësaj marrëveshjeje kornizë do të jenë udhëtimet që do të realizohen gjatë tre viteve.

Me këtë rast duam t'i sqarojmë partisë së  VMRO DPMNE-së se një marrëveshje e tillë për prokurimin  e avio- biletave  nuk është nënshkruar për shkak se dikush ka vendosur të bëjë shëtitje,  por vetëm për personat profesionist të kompanisë që marrin pjesë gjatë pranimit dhe testimit në fabrikë të pajisjeve që do të përfshihen(vëndosen) në investimet kapitale të bëra nga kompania jonë në llojin e interkonjeksionit Maqedoni-Shqipëri dhe rikonstruksionit të  larrgpërçuesve, si dhe për pjesëmarrjen në seancat e komiteteve të ENTSO (Rrjeti evropian i 0peratorëve të sistemit elektrotransmetues). Ky lloj i testimit të pajisjeve kryhet në vendet e prodhimit të pajisjeve dhe mjetet për realizimin e këtyre udhëtimeve janë planifikuar sipas nevojave dhe planeve investive të  MEPSO-s.

Theksojmë se nga shuma e paraparë me marrëveshjen kornizë, deri më 31.10.2021 ShA  MEPSO ka paguar 0 (zero) denarë në bazë të kësaj marrëveshjeje.

 

ShA MEPSO vazhdimisht është subjekt i sulmeve të pabaza të VMRO DPMNE-së dhe akuza e sotme është e fundit në një seri e cila në vetvete është paradoksale nëse dihet se për shembull kontrata për vitin 2013-2016 është nënshkruar për prokurimin e avio-biletave në vlerë prej 150.000. euro.

Kërkojmë nga partia VMRO DPMNE që menjëherë të kërkojë falje për akuzën tendencioze të bërë sot dhe ekipi ynë juridik në çdo rast do të marrë masat e duhura ligjore në interes të mbrojtjes së reputacionit  të kompanisë.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.