Njoftim për publikun

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

             Ky njoftim synon të informojë me saktësi dhe vërtetësi qytetarët dhe të parandalojë përhapjen e dezinformatave në publik, si reagim ndaj sulmeve jokorrekte dhe akuzave të mediave të caktuara ndaj ShA MEPSO, të cilët fatkeqësisht i shkaktojnë dëme të mëdha reputacionit të Shoqërisë dhe ndikojnë në krijimin e një perceptimi të gabuar para qytetarëve dhe partnerëve.

             Që në fillim duam të theksojmë se ShA MEPSO nuk ka asnjë kompetencë e cila ka të bëjë me lëshimin ose heqjen e licencave të furnizuesve me energji elektrike. Ato janë nën kompetencat e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të RMV-së,në përputhje me ligjin.

             ShA MEPSO brenda detyrimeve të saj ligjore vepron në mënyrë rigoroze profesionale, ishte i pari që reagoi dhe informoi për situatën aktuale të elektroenergjetikës në vend duke përfshirë KRrE dhe Qeverinë e RMV-së. Konkretisht, ShA MEPSO njoftonte për gjendjen dhe lëvizjet e çmimeve të energjisë elektrike në bursat referuese në rajon me shfaqjen e gjendjes aktuale të elektroenergjetike në vendin tonë.


             Si rezultat i demonstrimit tonë më 06.08.2021 u mbajt një mbledhje me kompanitë e energjetikës (EVN, ESM, MEMO, MEPSO dhe TEC Negotino) në prani të KRrE-së si dhe përfaqësuesve të Qeverisë së RMV-së. Në këtë takim, ndër të tjera, ShA MEPSO vuri në dukje se: për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike ekziston një fenomen në të cilin furnizuesit nominojnë sasi shumë më të vogla të energjisë elektrike sesa kërkohet, dhe pjesën tjetër e marrin nga sistemi si zhbalancim.

             Rritja e çmimeve të energjisë elektrike vazhdoi me një ritëm të qëndrueshëm, përdorimi i rezervave të sistemit, për ShA MEPSO, ishte akoma i pajustifikuar, niveli i akumulimeve u reduktua në minimum, gjë që për MEPSO-n ishte një alarm për të kërkuar një takim tjetër me të gjithë faktorët përkatës të energjetikës. Një takim i tillë u mbajt më 01.10.2021.

             Sa u përket pyetjeve dhe dilemave në publik dhe në lidhje me disa furnizues të caktuar të energjisë elektrike mes tyre edhe "U-Power", ju informojmë se ato janë kompani që në periudhën e kaluar kanë zhvilluar gjithnjë e më shumë aktivitetet e tyre në fushën e furnizimit në RMV. Borxhet e tyre në bazë të kompensimit për zhbalancimet në periudhën e kaluar ishtin 0 "zero". Gjegjësisht në periudhën paraprake ShA MEPSO, në përputhje me ‘’Rregullat e balancimit’’kishte detyrime financiare ndaj U Payer si dhe ndaj furnizuesve tjerë, që do të thotë se U Power bleu më shumë energji elektrike sesa ishte e nevojshme për t’i furnizuar klientët e tij, dhe atë brenda kufijve të vlerësimeve normale.

             Me rritjen enorme të çmimeve të energjisë elektrike në bursat referuese, nga ana e ShA MEPSO janë evidentuar angazhime në rritje të rezervave të sistemit për prodhimin e energjisë elektrike. Duke pasur parasysh kompetencat ligjore, ShA MEPSO nuk ka kontroll (inspektim) mbi marrëveshjet bilaterale të furnizuesve të regjistruar në RMV (përfshirë edhe U Power), as në kontratat e furnizimit që ka lidhur
me konsumatorët, dhe ShA MEPSO mund vetëm të supozojë se U POVER ShPK ose cili do furnizues i licencuar, furnizon ose jo mjaftueshëm energji elektrike për të plotësuar detyrimet e veta kontraktuale ndaj konsumatorëve.

             Supozimet e tilla të ShA MEPSO bëhen reale brenda 60 ditëve pas përfundimit të muajit. Gjegjësisht, në përputhje me detyrimet ligjore, ОSSh -ja dorëzon informacion deri te MEMO për energjinë elektrike të matur që është marrë nga konsumatorët brenda 45 ditëve pas përfundimit të muajit. Bazuar në këto të dhëna, MEMO përgatit një raport drejtuar ShA MEPSO për zhbalancimet e bëra të të gjithë furnizuesve. Këto llogaritje janë bazë për lëshimin e faturës për të gjithë furnizuesit (Palët përgjegjëse të bilancit) për zhbalancimet në muajin përkatës.

             Kjo do të thotë se për devijimet e U Power dhe / ose furnizuesit e tjerë të bëra në muajin korrik 2021 ShA MEPSO lëshoi faturë një ditë pas marrjes së llogaritjeve nga MEMO , d.m.th. më 27 shtator 2021. Po të nesërmen, në përputhje me detyrimet kontraktuale, ShA MEPSO dorëzoi kërkesë për rritjen e garancisë financiare jo vetëm drejtuar U Power por të gjithë furnizuesve të tjerë që kanë faturë më të lartë për kompensimin e zhbalancimeve nga garancitë financiare ekzistuese.

             Me argumentet e parashtruara ne konfirmojmë se ShA MEPSO vepron me përgjegjësi dhe
profesionalisht brenda kompetencave ligjore dhe detyrimeve kontraktuale.


             ShA MEPSO
             Shkup, 07.10.2021


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.