• Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e  largpërçuesit  400 kV Manastir – Elbasan
  • Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e  largpërçuesit  400 kV Manastir – Elbasan
  • Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e  largpërçuesit  400 kV Manastir – Elbasan
  • Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e  largpërçuesit  400 kV Manastir – Elbasan

Vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e largpërçuesit 400 kV Manastir – Elbasan

Vleresimi aktual: 1 / 5

Yje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

      Operatorët elektrotransmetues  të  Maqedonisë së Veriut  dhe të  Shqipërisë, ShA MEPSO dhe OST vazhdojnë përgatitjet për kyçje përmes largpërçuesit interkonektiv.

      Në selinë e OST-së në Tiranë u mbajt një takim pune   mes ekipeve menaxhuese  të dy kompanive  me qëllim shkëmbimin e informacionit  mbi situatën aktuale në lidhje me projektin e interkoneksionit midis Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë. Drejtori  Gjeneral i ShA  MEPSO z. Kushtrim Ramadani dhe administratori i OST, z. Skerdi Drenova, ndanë informacione në lidhje me detajet e projektit dhe ranë dakord për formimin e një ekipi të përzier pune   të përbërë nga inxhinierë dhe udhëheqës nga  të dy operatorët e sistemit të transmetimit , i cili do të ketë detyra për të koordinuar dhe përshpejtuar aktivitetet në terren për ndërtimin largpërçuesit  interkonektiv prej 400 kV. Ky grup punues do të ketë takimin e tij të parë në fund muajit prill.

      Në takimin punues, i cili u mbajt në frymën e respektit dhe gatishmërisë së ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit aktiv midis ekipeve menaxhuese të dy kompanive, nga pala maqedonase morën pjesë edhe  Borko Aleksovski, drejtori i Operatorit të Rrjetit të Transmetimit në ShA MEPSO dhe projekt menxheri Veton Shaipi, ndërsa  nga pala shqiptare morën pjesë drejtorët   Dorjan Sejamini dhe Sokol Dishnica.

    Në projektin kapital, i cili përfshin ndërtimin e largpërçuesit 400 kV në gjatësi prej 97 km nga Manastiri deri në kufirin maqedono-shqiptar si dhe   stacion të ri  transformatori prej  400/110kV në afërsi të Ohrit, do të investohen 35 milion euro.


© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.