• U lëshua nën tension trakti 400kV i linjës transmetuese nga TS Shkupi 4 në TS Shkupi 5

U lëshua nën tension trakti 400kV i linjës transmetuese nga TS Shkupi 4 në TS Shkupi 5

Vleresimi aktual: 1 / 5

Yje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Pas tre muajsh punë në terren, përfundoi një pjesë e projektit për Revitalizimin dhe modernizimin e pajisjeve në stacionin e transformatorit Shkupi 4.

Janë ndryshuar pajisjet e tensionit të lartë  në fushën e linjës transmetuese 400 kV që çon në stacionin e transformatorit Shkupi 5.

Janë instaluar ndarës të rinj, izolator mbështetës dhe transformatorë matës të rrymës si dhe elemente  të pajisjeve dytësore, që do të thotë pajisje modere të teknikës më të fundit të telekomandës SCADA dhe mbrojtëse numerike rele nga   gjenerata e fundit.

Pajisjet e  vjetra u çmontuan, u përpunuan  themele të reja dhe u instaluan mbajtëse të  reja të pajisjeve prej  çelikut.

Ky trafostacion  furnizon me energji elektrike konsumatorët nga rajoni i Shkupit siç janë amvisëritë dhe ndërmarrjet, zona industriale Buraxhik, aeroporti ...

Realizimi i projektit do të mundësojë rritjen e sigurisë së konsumatorëve të lidhur në rrjetin e transmetimit  në zonën e Shkupit,  më pak lëshime  dhe më pak mjete për mirëmbajtje.

Projekti mbështetet nga BERZH në vlerë  prej 4.9 milion euro, kontraktuesi është  "Koncar-KET"i Kroacisë dhe si nënkontraktorë  operojnë   kompanitë maqedonase.

Aktivitetet për rehabilitimin e plotë të TS Shkupi 4 duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

© 2021 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.