• Transformatori i ri 400/110 kV në TS
  • Transformatori i ri 400/110 kV në TS
  • Transformatori i ri 400/110 kV në TS
  • Transformatori i ri 400/110 kV në TS
  • Transformatori i ri 400/110 kV në TS

Transformatori i ri 400/110 kV në TS "Manastir 2" u lëshua në përdorim

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Sot, u lëshua  në përdorim transformatori i ri i prodhuar nga kompania e njohur sllovene Kolektor ETRA.Bëhet fjalë për një pajisje me energji prej 235 ton me pajisje moderne të kontrollit, mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, me një fuqi prej 300 megavolt amper.Në këtë projekt kapital, MEPSO investoi 2.4 milion euro prej  fondeve personale.

“Përkundër vështirësive dhe sfidave të mëdha të imponuara nga pandemia e koronavirusit, ShA MEPSO nuk ndalet në realizimin e projekteve dhe investimeve të planifikuara", deklaroi para audiencës Drejtori Gjeneral  i ShA MEPSO-s z. Kushtrim Ramadani. “Transformatori ka një rëndësi të madhe për furnizimin me energji elektrike si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë në rajon, sepse ndodhet në nyjën më të rëndësishme të energjisë në vend. Në trafostacionin ku ndërlidhet prodhimi i energjisë elektrike prej REK Manastir dhe largpërçuesi nga ana e Greqisë  ,,Manastir 2 '' së shpejti  nga ky vend  presim ndërtimin e korridori energjetik me të cilin Maqedonia do të lidhet me Shqipërinë, përmes linjës së transmetimit Manastir - Elbasan. Dua t'u theksoj qytetarëve se 3.5 deri në 4% që paguajnë në faturat e energjisë elektrike "ShA MEPSO i investon ata në investime të reja dhe mirëmbajtjen e rrjetin të  transmetimit në mënyrë që të kemi një furnizim të sigurt dhe efikas  të energjisë elektrike”, shtoi z.Ramadani.


Sipas Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, investimet në sistemin elektroenergjetik që janë duke u realizuar me ritëm të paepur janë vetëm dëshmi e vendimeve strategjike në forcimin e sektorit të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

„Këto investime janë më se  të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit." Vendi ynë ka një rol kyç në lidhjen rajonale energjetike dhe prandaj ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Manastirin dhe rajonin e Pellagonisë, por edhe për ne si shtet si dhe për  tërë sektorin e energjetikës. Prandaj, i'u përcjellim  një mesazh të qartë të gjithë investitorëve aktualë dhe të ardhshëm. "Me modernizimin e këtij trafostacioni , ne tani ofrojmë një furnizim të qëndrueshëm dhe të rregullt të energjisë elektrike, dhe kjo është një përgjigje ndaj nevojave të tyre", tha Boçvarski.


Sipas kryeministrit Zaev, realizimi i këtij projekti tregon se edhe në kohë kaq të vështira ne investojmë në energjetikë, rrugë, infrastrukturë nëntokësore. Këto janë projekte të mëdha kapitale që mbeten me shekuj, investime të tilla kapitale tregojnë se ekonomia jeton, tha z. Zaev.
Кohën e fundit jam   pjesëmarrës   në përfundimin ose fillimin e projekteve të reja në fushën e energjetikës që nënkuptojnë ndihmë për ekonominë, investime, zhvillim më të shpejtë dhe një standard më të mirë. Këtë javë  nënshkruam marrëveshjet e investimeve në Aleksandrupoli, me ç'rast  sigurojmë të ardhmen e energjetikës. "Po përcjell një mesazh inkurajues për çdo qytetar,që  të i punojë që të tetë orë pune , për të rritur produktivitetin, kompanitë  të investojnë, tregjet dhe transporti janë të hapura. Së bashku ne të gjithë mund të rrisim standardin ekonomik të qytetarëve", tha z. Zaev.

 


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.