Duke shkëputur në mënyrë simbolike energjinë elektrike nga logoja e kompanisë dhe reflektorëve që ndriçojnë ndërtesën e Selisë Qendrore në Shkup, dje, 27 Mars, nga ora 20.30 deri në 21.30, ShA MEPSO iu bashkua aksionit global "Ora e planetit Tokë".
Në këtë aksion të madh ekologjik që realizohet për dymbëdhjetë vjet me radhë, më shumë se 180 vende dhe mbi 7,000 qytete anembanë botës ishin në errësirë, me miliona njerëz virtualisht të bashkuar në përcjelljen e një mesazhi solidariteti me problemet me të cilat përballet planeti ynë.
Në kuadër të aksionit, u mbajt konferencë dixhitale për klimën, nën moton "A kundërvihet natyra" për të dërguar mesazh shprese për të vepruar kundër shkatërrimit të natyrës në një mënyrë të ngjashme siç u adaptuam të jetonim dhe të vepronim kundër pandemisë - KOVID- 19.
Operacioni ,,Ora e planetit Tokë '' filloi si ngjarje simbolike në Sidnei në vitin 2007.