MEPSO dhe KOSTT, operatorë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Maqedoninë së Veriut dhe Kosovës, nënshkruan kontrate operative për organizimin e ankandeve për qiranë e kapacitetet transmetuese të disponueshme , me ç’rast krijohen kushte për tregëti të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike midis dy vendeve. Ky është një nga detyrimet dhe të drejtat e KOSTT-it që rrjedhin nga anëtarësimi i tij i plotë në Shoqatën Evropiane të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit ENTSO –s.
Marrëveshja operative e lidhur nga inxh.dipl.mak.Kushtrim Ramadani, Drejtor Gjeneral i MEPSO-s dhe Mustafa Hasani, Drejtor i Përgjithshëm i KOSTT-it mundësoi realizimin e ankandit të parë ditor për qira të kapaciteteve të disponueshme të transmetimit në të dy drejtimet e linjës transmetuese 400 kV me të cilën janë lidhur të dy vendet. Me këte rast, sot përfaqësuesit e lartë të KOSTT-it ishin për vizitë pune në hapësirat e MEPSO-s.
- Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dy operatorët e sistemit. Sepse u mundëson pjesëmarrësve në tregjet e energjisë elektrike në të dy vendet të marrin pjesë në ankande dhe të japin me qira kapacitete ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike. Marrëveshja midis MEPSO-s dhe KOSTT-it dhe krijimi i kushteve për tregëti të energjisë elektrike midis dy vendeve është një hap tjetër i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal dhe integrimit të tij në të ardhmen në tregun e vetëm të energjisë elektrike pan-evropiane, theksoi z.Ramadani.
Sistem- operatori i Kosoves KOSTT duke filluar prej sot krijoi mundësinë të organizojë ankande të kapaciteteve ndërkufitare në dispozicion me vendet fqinje. Periudha deri më 14 dhjetor u përcaktua si një kornizë kohore në të cilën u realizuan me sukses të gjitha parakushtet teknike dhe ligjore që i mundësuan KOSTT-it të fillojë të veprojë si një zonë kontrolli brenda bllokut të kontrollit të krijuar së bashku me operatorin shqiptar të sistemit OST.
Në fjalimin e tij Drejtori Gjeneral i KOSTT-it z.Mustafa Hasani, theksoi:
- Kjo kontratë është vazhdim i përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në ENTSO-E, dhe qëllimi i saj është të zhvillojë tregjet rajonale të energjisë elektrike dhe të forcojë sigurinë e furnizimit për qytetarët e të dy vendeve.
Ankandet në emër të dy operatorëve të sistemit do të organizohen dhe zhvillohen nga shtëpia e ankandit e specializuar në këtë drejtim SEE - CAO me seli në Podgoricë, Mali i Zi. MEPSO dhe KOSTT janë bashkëthemelues të SEE CAO së bashku me operatorët e sistemit nga Mali i Zi, Shqipëria, Greqia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia.
SEE CAO organizon ankande vjetore, mujore dhe ditore për dhënien me qira të pajisjeve të disponueshme të transmetimit për transmetimin e energjisë elektrike midis këtyre vendeve. Kjo shtëpi ankandi u krijua me qëllim që të organizojë ankande nga një qendër midis disa sistemeve fqinje të transmetimit dhe kështu të zvogëlojë kostot dhe të sigurojë kushte të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregjet e energjisë elektrike në nivelin rajonal.
Operatorët e sistemit të transmetimit janë garantues të funksionalitetit të tregut të vetëm të energjisë elektrike, sepse ata janë kompetentë dhe përgjegjës për të siguruar stabilitet dhe siguri në menaxhimin e sistemeve nacionale të transmetimit që është një parakusht kryesor për krijimin dhe funksionimin e një tregu të vetëm të energjisë elektrike.