• MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion
  • MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion
  • MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion
  • MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion
  • MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion
  • MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion

MEPSO nënshkruan kontratat për ndërtimin e 400 kV largëpërçues TS Bitola 2 - TS Elbasan dhe 400/110 kV trafostacion "Ohër"

Vleresimi aktual: 2 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Me dy projektet kapitale të MEPSO -s një largëpërçues i ri prej 400 kV që do të i lidhë sistemet e transmisionit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, dhe stacion të ri transformatorësh prej 400/100 kV afër Ohrit, me vlerë 35 milion euro, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të vihet në funksion të plotë korridori energjetik lindje-perëndim që do të thotë tranzit i energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Itali, theksoi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski në fjalimin e tij me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve të Sh.A. MEPSO me "Energoinvest" nga Bosnja dhe Hercegovina dhe "Koncar" nga Republika e Kroacisë për zbatimin e këtyre projekteve.

Ndër tjerash kryeministri Spasovski tha, se sistemet e transmetimit të energjisë elektrike në këto vendet tona miqësore do të lidhen dhe do të kenë mundësinë që të plotësojnë njëra-tjetrën sa herë që të jetë e nevojshme.

"Gjatë gjithë këtij procesi, MEPSO është çelësi i një infrastrukture përkatëse energjetike për të siguruar furnizim cilësor dhe të pandërprerë të energjisë elektrike në ekonomi, që është një nga parakushtet më të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pa investim në sektorin e energjisë nuk mund të flasim për rritje dhe zhvillim. Pa investim në modernizimin e rrjetit të energjisë elektrike, nuk mund të flitet për një shtet të prosperuar, sistem që krijon kushte të barabarta për të gjithë", theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Spasovski.

Spasovski theksoi se Qeveria siguroi, siguron dhe do të vazhdojë të sigurojë mbështetje të parezervuar për MEPSO –n për rritjen e kapacitetit transmetues të rrjetit, modernizimin e termocentraleve dhe ndërtimin e objekteve të reja në rrjetin e transmisionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Me këtë cikël investimesh që modernizon rrjetin e transmisionit të MEPSO-s do të përforcohet pozicioni i kësaj kompanie, e cila është akoma një shtyllë e sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut përsa i përket energjisë. Ne investojmë në rrjet.Sjellim trende evropiane dhe botërore në aktivitetet elektroenergjetike, liberalizojmë dhe zhvillojmë tregun e energjisë elektrike", tha kryeministri Spasovski.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave të Sh.A. MEPSO me "Eergoinvest" nga Bosnja dhe Hercegovina dhe "Koncar" të Kroacisë për realizimin e këtyre projekteve, u theksua se me këto investime ngritet niveli i stabilitetit të sistemeve elektroenergjetike për një produktivitet më të mirë që është në interes të investitorëve vendas dhe të huaj që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë.

Poashtu është, partner i fortë me sistemet fqinje elektroenergjetike me ç'rast, përmes MEPSO-s Republika e Maqedonisë së Veriut është e lidhur me rajonin, por edhe me tërë Evropën.

Ky investim është një mesazh për të gjithë investitorët vendas dhe të huaj, aktual dhe të ardhshëm,se krijojmë kushte të volitshme pune dhe konfirmon që të gjitha nevojat e energjisë elektrike do të përmbushen. Vendi ynë luan një rol kyq në lidhjen rajonale të energjisë dhe prandaj ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin ", tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në ceremoninë e nënshkrimit të Sh.A. MEPSO dhe,, Energoinvest "nga Bosnja dhe Hercegovina dhe me" Koncar "nga Republika e Kroacisë.

Kontratat për realizimin e dy projekteve kapitale jashtëzakonisht të rëndësishme janë realizim i angazhimeve strategjike të MEPSO-s si operator nacional i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike ", tha drejtoresha e shoqërisë aksionare Eva Shukleva.

"Detyra jonë është shumë e përgjegjshme dhe në të njëjtën kohë fisnike. Në kontinuitet që të sigurojmë sistem stabil dhe të besueshëm ekuilibër midis konsumit dhe prodhimit të energjisë elektrike në çdo moment të caktuar. Dhe ate ta përshtasim me sistem- operatorët fqinjë . Ndërlidhja rajonale e sistemeve të transmetimit të energjisë është një interes strategjik afatgjatë për secilin shtet. Marrëdhëniet me fqinjët nënkuptojnë stabilitetin e energjisë elektrike - bazë e çdo ekonomie të zhvilluar. Pikërisht kjo është puna jonë potencoi drejtoresha gjenerale në Sh.A. MEPSO Eva Shukleva.

Në përmbyllje të ceremonisë me fjale përkrahjeje dhe falimenderuese u drejtuan edhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shkup Z. Andi Aranitasi, si dhe përfaqësuesit e kompanive "Energoinvest" nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe "Koncar" nga Republika e Kroacisë.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.