• Kopshti ynë
  • Kopshti ynë
  • Kopshti ynë

Kopshti ynë "Panorama" u bë kopsht ekologjik !!! "

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kemi një lajm të rëndësishëm për ju: Kopshti ynë" Panorama" u bë kopsht ekologjik !!!" brohëritën sot fëmijët e Kopshtit ,,Koço Racin '' në një shfaqje me rastin e shënimit të donacionit të parë për "Plani për Ajër të Pastër"

Zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe drejtori financiar i Sh.A. MEPSO, vizituan sot kopshtin e fëmijëve "Koço Racin" objektin Panorama - Vodno. Kopshti filloi të përdorë një sistem të ri ekologjik, për ngrohje dhe ftohje, me përdorimin e tridhjetë e tre kondicionerëve inverter. Për këtë nevojë Sh.A.MEPSO dhuroi 30,000 euro.

Ky kopsht është pjesë e Planit për ajër të pastërt, me ç’rast Sh.A. MEPSO, brenda kompetencave të veta miratoi vendimin për mbështetje financiare duke ndarë mjete për të zëvendësuar ngrohjen joekologjike gjegjësisht vajin, në ekologjike faktikisht me energji elektrike.

Makraduli theksoi se që nga ky moment nuk ka asnjë kopsht publik që tashmë bën ndotje në Komunën Qendër, gjegjësisht me realizimin e këtij aktiviteti do të kalohen të gjitha ndërtesat publike që përdorin burim joekologjik të ngrohjes dhe kështu nuk do të ketë kopsht dhe shkollë fillore që do të ndotë ajrin. Ai shtoi se deri në vitin 2024 nuk do të ketë asnjë institucion publik që do të bëjë ndotjen e ajrit.

- Në këtë kopsht jo vetëm që nuk merr erë vaj, por është edhe më i ngrohtë, më i pastër. Dhe më e rëndësishmja, kursimet do të jenë rreth 40-45 përqind. Në varësi prej dimrit, dhjetë ton konsumim, do të kushtonin tetë mijë euro. Por tani për 40 deri 45 përqind do të jetë kosto më e ulët dhe rreth 700 kg më pak grimca PM2.5 dhe PM10 në ajër, tha Makraduli.

Drejtori financiar i Sh.A.MEPSO, Ljupco Zikov, tha se: në bisedën e sipërme me drejtoreshën e kopshtit kuptoi se para instalimit të inventerëve shpesh herë është ndiej era e naftës pasi që forca motorike e ngrohjes ishte me vaj.

- Dhe jo vetëm në kopshtin e fëmijëve, por edhe në rrethinë është ndiej aroma.Ishte problematike pasi që në kopsht qëndronte një kazan, një fuçi me naftë që përbën rrezik për fëmijët. Dua të them që ky projekt duke zëvendësuar nxemjen me inverter është një hap i mirë dhe konkret drejt zvogëlimit të ndotjes dhe zvogëlimit të të gjitha llojeve të rreziqeve që ai paraqet, tha Zikov.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasa Bogdanoviç, informoi se ky kopsht ishte i vetmi objekt që përdorte metodë ngrohjeje që shkaktonte ndotje. Ai u bëri apel të gjitha kompanive dhe individëve që janë në gjendje të ndihmojnë në zëvendësimin e ngrohjes me ngrohje ekologjike të mjedisit.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.