• Donacion nga Sh.A. MEPSO për Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë „Nënë Tereza“
  • Donacion nga Sh.A. MEPSO për Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë „Nënë Tereza“

Donacion nga Sh.A. MEPSO për Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë „Nënë Tereza“

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Sh.A. MEPSO dhuroi 1 milion denarë për I.P.Sh Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë ,,Nënë Tereza" në komunën e Çairit -Shkup. Me fondet e dhuruara, spitalit siguroi pajisjet dhe aparaturat e nevojshme për kujdesin e të porsalindurve.

Me këtë rast zëvendësdrejtori i Sh.A. MEPSO z.Bilen Saliji me ftesë nga udhëheqësia e spitalit, vizitoi spitalin ,,Nënë Tereza“ ku ekipi mjekësor profesional bëri prezantimin e mjeteve .Bëhet fjalë për dy pajisje CAPNOSTREEM PORTABL që shërbejnë për të monitoruar parametrat vital dhe kushtet e pacientëve gjatë operimit.

Nga i njejti donacin nga ana e Sh.A. MEPSO spitali ,,Nënë Tereza" u furnizua edhe me katër monitorues kardio-frymëmarrës për të monitoruar gjendjen e të porsalindurve. Drejtori i I.P .Sh. “Nënë Tereza” Dr. Baskim Ismaili falënderoi për donacionin e Sh.A. MEPSO-s me ç'rast potencoi se MEPSO edhe një herë vërtetoi statusin e bashkëpunëtorit të përhershëm ndaj këtij institucioni shëndetësor. Z.Bilen Saliji në emër të MEPSO-s theksoi se bashkëpunimi midis dy palëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.