Komisioni rregullator i Energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi debat publik me ç'rast prezentoi plan-propozimin për rregullat e rrjetit për transmetim të energjisë elektrike të MEPSO-s.
Bëhet fjalë për akt nënligjor që përcakton përgjegjësitë që ka MEPSO, të gjithë që përdorin drejtëpërdrejtë sistemin e transmetimit të energjisë elektrike siç janë : Cranfield Haundry, Buçim, OKTA, Makstil, Arcelor Mittal, Usje, Jugohrom-Feroalojs, Skopski Leguri ,Feni Industri, Hekurudhat e Maqedonisë, prodhues që janë të lidhur me sistemin e transmetimit të energjisë si dhe operatorë të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike (Elektrodistribucija DOOEL Shkup dhe ESM Energjetika)
Kryetari i Komisionit Rregullator të Shërbimeve të Energjisë dhe Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Marko Bislimoski potencoi se me rregullat e reja të rrjetit bëhet harmonizimi rregullator kombëtar dhe evropian.
Komisioni Rregullator i energjetikës monitoron nga afër proceset e futjes së rregulloreve evropiane në legjislacionin vendas. Republika e Maqedonisë së Veriut ka për detyrë të bartë rregullat evropiane në ligjin vendas, konkretisht dy rregulloret e lidhjes së prodhuesve dhe konsumatorëve, të cilat janë pjesë e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e bashkësisë së energjetikës. Marko Bislimoski, Presidenti i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe shërbimeve të ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut deklaroi se vetëm me zbatim konsekuent të vazhdueshëm të angazhimeve të ndërmarra, vendi mund të ruajë epitetin e kampionit të energjetikës.
Me rregullat e rrjetit, përveç detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara, bëhet azhurnimi dhe rafinimi i dispozitave të rregullave ekzistuese të rrjetit për transmetimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të mundësohet zbatimi më i thjeshtë i rregullave nga përdoruesit i rrjetit të transmetimit. Drejtoresha e MEPSO-s Eva Shukleva potencoi se me rregullat e rrjetit mundësohet transparencë në funksionimin e të gjithë përdoruesve të sistemit të transmetimit.
"Sipas Ligjit të Energjetikës, SHA MEPSO është e detyruar sipas miratimit paraprak nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit, të miratojë rregullat e rrjetit për transmetimin e energjisë elektrike dhe ti publikojë në Gazetën Zyrtare, si dhe në faqen e internetit. Rregullat e rrjetit rregullojnë kërkesat minimale teknike për kyçje dhe qasje të hapur në rrjetin e transmetimit, si dhe tiparet për shfrytëzimin dhe planifikimin e rrjetit të transmetimit. Me rregullat e rrjetit sigurohet transparencë në funksionimin e punës e të gjithë përdoruesve të rrjetit të transmetimit, në kushtet e tregut dhe ruajtjen e një niveli të lartë të cilësisë së shërbimeve teknike për transmetimin dhe furnizimin me energji elektrike. Harmonizimi i rregullave sipas rregullores evropiane rezulton në përmirësimin e cilësisë së energjisë elektrike të furnizuar përmes sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, si dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga SHA MEPSO për klientët. Në rregullat e rrjetit transferohen rregullatoret evropiane të cilat kanë lidhje me kyçjen e prodhuesëve dhe konsumatorëve në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike të AD MEPSO ", tha Eva Shukleva, drejtoresha e MEPSO-s. Rregullat e rrjetit paraqesin akt nënligjor që specifikon parashikimin e konsumit të energjisë elektrike në detaje.