ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fermerët t'i përmbahen udhëzimeve si në vijim:
- Mos drejtoni autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues
- Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve
- Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike.
- Mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Kontakti i fiskajave të ujit me litarët përçues mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve
- Mos digjni kashtë pranë largpërçuesve sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik.
Gjithashtu, apelojmë tek peshkatarët sportivë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë.
Le të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve!
Mos e komprometoni besueshmërinë e sistemit elektrotransmetues!