Sot në orët e hershme të mëngjesit ndodhi një defekt dhe ndërprerje e shkurtër e rrjetit të transmetimit 110 kV. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishin tensionet e larta në rrjetin 400 kV në të gjithë rajonin, të cilat ndikuan në sistemin tonë dhe shkaktuan ndërprerjen e shkurtër të transformatorëve energjetik 400/110 kV në trafostacionet.
Bëhet fjalë për një problem rajonal dhe evropian me të cilin përballen pothuajse të gjithë operatorët e sistemeve të transmetimit për shkak të tranzitit dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike gjatë orëve të natës dhe fundjavave në këtë periudhë të vitit.
Që nga momenti i ndërprerjes, ekipet e ShA MEPSO reaguan menjëherë dhe rreth një orë pas ndërprerjes, furnizimi me energji elektrike në vend u normalizua.
Ekipet e ShA MEPSO vazhdojnë të punojnë për normalizimin e plotë të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik.
Për më tepër, vlen të theksohet se në mënyrë sistematike, përmes realizimit të investimeve të reja në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve fqinje, po kontribuohet në forcimin e stabilitetit të sistemit, i cili në të kaluarën ka qenë seriozisht i neglizhuar dhe jo i mirëmbajtur.
ShA MEPSO vazhdon të monitorojë me kujdes situatën dhe po kryen koordinim me sistemet e transmetimit në rajon me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit dhe sigurinë e përdoruesve me furnizim me energji elektrike.