Njeriu i parë i ShA MEPSO Burim Latifi, është pjesëmarrës në Asamblenë e përgjithshme të ENTSO-E, e cila këto dy ditë po mbahet në Bruksel. Në këtë takim të rregullt, ShA MEPSO, si anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Evropian të operatorëve të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, anëtarëve të bordit të drejtorëve dhe të komiteteve të ENTSO-E për katër vitet e ardhshme. Një pikë e veçantë në rendin e ditës së asamblesë është edhe miratimi i planit të punës.
Në Asamblenë e përgjithshme marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të 39 anëtarëve të ENTSO-E, të cilët përfaqësojnë 35 vende nga Evropa. Misioni i përbashkët i të gjitha anëtarëve të ENTSO-E është siguria, funksionimi optimal dhe zhvillimi i sistemit të ndërlidhur elektroenergjetik në nivel panevropian, duke mundësuar integrimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO Burim Latifi në Asamblenë e përgjithshme të ENTSO-E
- Visite: 163