ShA MEPSO marrin pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2024

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO z. Zudi Enuz dhe drejtori i Sektorit  të Çështjeve juridike z. Bilen Saliji, marrin pjesë në Samitin e gjashtë radhazi të Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2024, i cili mbahet në selinë e BERZH-it në Londër, Britani e Madhe. Në këtë ngjarje marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni me qëllim që të theksohen mundësitë e mundshme për investime dhe biznes, por edhe për të promovuar projekte rajonale dhe ndërkufitare në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, BeH dhe Shqipëri Në një panel të posaçëm për energjinë e gjelbër dhe procesin e dekarbonizimit diskutojnë përfaqësues të kompanive energjetike nga vendi dhe jashtë vendit, investitorë ndërkombëtarë dhe politikëbërës.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.