• U nënshkrua  Memorandum për bashkëpunim me Universitetin
  • U nënshkrua  Memorandum për bashkëpunim me Universitetin
  • U nënshkrua  Memorandum për bashkëpunim me Universitetin
  • U nënshkrua  Memorandum për bashkëpunim me Universitetin

U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim me Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

ShA  MEPSO dhe Universiteti "Goce Dellçev" nga Shtipi, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që përcakton kornizën në të cilën në të ardhmen do të realizojnë punët që përkatësisht  janë me interes të përbashkët. Imperativ për ShA  MEPSO është mundësia që u ofron studentëve për të krahasuar atë që kanë mësuar dhe praktikuar, për të fituar përvojë dhe njohuri nga profesionistët dhe kolegët e tyre.

Memorandumi mbulon disa pika, ndër të cilat janë: bashkëpunimi në realizimin e programeve arsimore dhe punë praktike, puna në projekte zhvillimore-hulumtuese përmes bashkëpunimit me ekspertë dhe ekipe profesionale nga ShA MEPSO dhe Universiteti, si dhe bursimi i tre studentëve nga ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve.

“ShA  MEPSO ka një praktikë të krijuar prej kohësh të mbështetjes së procesit arsimor dhe krijimit të personelit që tashmë është në mungesë dhe të nevojshëm në tregun e punës, veçanërisht në fushën e elektroteknikës dhe inxhinierisë mekanike. Bursat, praktikat dhe mundësitë e punësimit në kompaninë tonë, dëshirojmë të jenë nxitje në profilin profesional dhe perspektivën jetësore të secilit prej studentëve”, potencoi  drejtori gjeneral I ShA  MEPSO, z. Syrija Rashidi.

ShA  MEPSO investon pa rezerva në staf të ri, të cilët shpresojmë që një ditë, në vend të jashtë vendit, ta gjejnë përmbushjen e tyre profesionale pikërisht në kompaninë tonë.

Bashkëpunimi me Universitetin "Goce Dellçev" është vetëm një nga mënyrat për ta arritur këtë.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.