ShA MEPSO të dielën 05.02.2023 regjistron një devijim të sistemit tonë elektroenergjetik nga ndërlidhja me Evropën. Për shkak të rritjes së konsumit të energjisë elektrike, nga rrjeti energjetik evropian janë tërhequr 1774.3 MWh energji elektrike, për çka jemi paralajmëruar menjëherë nga Blloku Koordinator, deklaroi në një intervistë për televizionin Telma, drejtori gjemneral I Sha MEPSO, Orhan Murtezani. Ndër pikat kryesore të intervistës së tij ishin arkëtimi I borxheve të kompanive të tregtimit të energjisë elektrike, ndryshimet në rregullat e tregut që u bënë për të shmangur përsëritjen e problemeve me furnitorët e dy viteve më parë, gatishmëria e rrjetit të transmetimit për lidhjet e reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë etj.
Linku nga emisioni i plotë: